70 burrështetas në varrimin e Mandelas

Në varrimin e Nelson Mandelës pritet të marrin pjesë Presidentet dhe Kryeministrat e shumë vendeve nga mbarë globi.

Bota

09/12/2013 09:40

Më se shtatëdhjetë burrështetas dhe qeveri pritet të marrin pjesë këtë javën në varrimin e ish-presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela.

Ministria e punëve të jashtme afriko-jugore njoftoi të hënën se praninë e tyre e kanë paralajmëruar presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, lideri i Kubës Raul Castro, Robert Mugabe i Zimbabvesë, François Hollade i Francës, britaniku David Cameron dhe shumë të tjerë.

Kjo pritet të jetë një prej takimeve më të mëdha të zyrtarëve më të lartë shtetëror në globë, të cilët bashkërisht do të mblidhen në stadiumin e futbollit të qytetit të Johannesburg.

Në anën tjetër, parlamenti i Afrikës së Jugut do të zhvillojë të hënën një seancë komemorative për nder të Mandelas.

Në tetë ditët e ardhshme, një seri e tërë e ngjarjeve pritet të organizohen në këtë shtet për të nderuar veprën e Mandelas, i cili mori nën kontroll shtetin nga regjimi i pakicës së bardh.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet të dielën më 15 dhjetor.