7 vjet me Gjykatë Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës po kremton vitin e shtatë gjyqësor.

Lajme

26/10/2016 17:36

Të pranishëm janë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa, dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe mysafirë të tjerë nga ambasadat e huaja, njofton Klan Kosova.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi tha se vendimet e gjyqësorit kushtetues nuk janë vendime nga presionet politike.

“Misioni ynë është që të interpretojmë kushtetuesen. Ne do ta mbrojmë atë ashtu siç duhet e jo ashtu siç duan grupe të caktuara”.

Ndër të tjerash Rama-Hajrizi tha se ajo është krenare që 50% të gjyqtareve janë femra.