7 vjet burg për Martin Shkrelin, por ja çfarë thonë të burgosurit për të

Shpallja e dënimit me 7 vite burg bëri që Martin Shkreli të përlotet në sallën e gjyqit. Ai ka kërkuar burg të sigurisë minimale, më pak të ashpër se burgjet e sigurisë së lartë, ku mbahen kriminelë të rrezikshëm.

Bota

16/03/2018 09:08

Gazetari Seth Ferranti, në një shkrim për Vice, ka pyetur të burgosur amerikanë se si mendonin se do të trajtohej në burg ai që u quajt si njeriu më i urryer në SHBA.

Një i burgosur njujorkez, i dënuar me burgim të përjetshëm, thotë se nëse Shkreli përlotet edhe në burg, jeta e tij s’do të jetë e lehtë. Kur dikush qan në burgjet amerikane për kushtet e reja të jetesës, kjo merret si fyerje nga të tjerët. Lotët e vetëm që tolerohen janë për raste vdekjeje apo pafajësie, transmeton syri.net

Të burgosur të tjerë thonë se duke qenë se njihet si i pasur, Shkrelit do t’i kërkojnë para në këmbim të mbrojtjes. Atij do t’i duhet të shpenzojë shumë që ta bëjë gjumin i qetë.

Megjithatë, shumica e të burgosurve mendojnë se gjendja financiare do t’i mundësojë Shkrelit një jetë të rehatshme në burgjet e sigurisë minimale, ku kushtet janë mjaft të mira.