7-vjeçarja përdhunohet dhe vritet, trupi i saj gjendet në përrua

Një vajzë 7 vjeç është gjetur e vdekur në një përrua të hënën vonë në një zonë të thellë të Mumbait.

Bota

25/05/2016 01:11

Gjatë hetimeve të detajuara është konstatuar se vajza ishte përdhunuar së pari dhe pastaj ishte vrarë dhe hedhur në përrua, transmeton lajmi.net

Vajza ishte zhdukur dje në ora 4 të pasditës dhe ishte raportuar rreth 4 orë më vonë në stacionin policor në Malwani.

Rasti menjëherë ishte regjistruar si kidnapim dhe rreth orës 11:30 trupi i saj është gjetur nga policia në bashkëpunim me banorët në një përrua të thellë.

Viktima ishte në klasën e dytë dhe trupi i saj është dërguar në spitalin mjeko-ligjor për të ekzaminuar më tutje detajet e krimit./lajmi.net