7-vjeçari që po fle dhe po pastron kobrat

Devish Adviasi, prindërit e të cilit po shqetësohen mjaft shumë për shkak të afërsisë së tij me kobrat, përveç se i pastron këto të fundit, ai edhe ua masazhon lëkuren me vaj.

Fun

08/11/2018 20:54

Një djalë shtatëvjeçar është filmuar duke luajtur, duke ngrënë dhe duke fjetur me tre gjarpërinj vdekjeprurës, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e tij.

Devish Adivasi madje bën banjë me kobra dhe shpenzon kohë duke maszhuar lëkurën e tyre me vaj masazhimi, transmeton lajmi.net.

7-vjeçari  filloi miqësinë e tij të çuditshme katër vjet më parë, që për prindërit e tij Raghunath dhe Muniya, 38, të cilët janë të shqetësuar se djali mund të kafshohet.

Babai i tij, nga fshati Pathada në Indi qendrore, tha se “ kanë provuar gjithçka për ta mbajtur atë larg gjarpërinjve”.

“Ne i kemi shpjeguar atij se gjarpërinjtë nuk kanë për qëllim të jenë miq”.

“Është e rrezikshme, por ai nuk na dëgjon”, thotë tutje ai./Lajmi.net/