Përpara se të kaloni tek mjekimet e produktet kozmetike qe duket se trajtojnë “majën e problemit” duhet të bëni disa ndryshime në regjimin ushqimor për ta trajtuar këtë problem që në rrënjë, shkruan Living.
Spinaqi është i pasur në vitamina, minerale, potassium, calcium, hekur dhe acide yndyrore të shëndetshme. Të gjitha këto kontribuojnë në shëndetin e flokëve dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
Salmon
Acidet yndyrore omega 3 të gjendura me shumicë tek salmon trajtojnë rënien e flokëve që në nivel qelizor. Hidratojnë skalpin dhe rrënjet e flokëve.
Bishtajoret, të pasura në proteina ushqejnë rrënjët e flokëve dhe parandalojnë elektrizimin e flokëve.
Tërshëra përmban çdo vlerë ushqyese për të cilën kanë nevojë flokët. Tërshëra është e pasur në vitamina A dhe B, proteina, hekur , përbërës që forcojnë flokët dhe i bëjnë më të shëndetshëm.
Veza
Ky ushqim është një nga burimet më të mira të proteinave dhe një regjim i pasur ushqimor me proteina përkthehet në flokë të shëndetshëm të gjatë dhe të forte
Frutat e thata janë të pasura në vajra esencialë që jo vetëm ushqejnë folikulat e rrënjët e flkëve , por hidratojnë dhe shkëlqejnë lëkurën e trupit.
Farat e kungullit janë një nga ushqimet më të mira, kur bëhet fjalë për shëndetin e flokëve. Kanë magnez, zink vitamin E, selenium, hekur potassium, vitamina B dhe calcium !! E pabesueshme, por të gjitha këto gjenden tek farat e kungullit. /Lajmi.net/