7 teknika për t’u bërë një puthës profesionist

Ashtu si t’i japësh makinës, të gatuash apo edhe të dish të bisedosh e të jesh bindës, edhe të puthësh është një art që kërkon mjeshtëri dhe praktikë.

Lifestyle

22/01/2016 20:18

Pjesa më e madhe e femrave u pëlqen të mendojnë se u është duhur një farë kohë për të mësuar puthjen e tyre të parë në krahët dhe përqafimin e partnerit, qoftë edhe pse mund të kenë qenë në një moshë akoma të vogël.

Por me kalimin e kohës e kupton se puthja mund të përsoset dhe dëshiron edhe një partner që di të falë puthje të tilla. Për femrat puthja është një shkollë e vërtetë, çdo herë mëson ta perfeksionosh atë. Puthja është vërtet një art që kërkon mjeshtëri.

Për të dhënë “puthje të arta” duhet të mos mundohesh t’i vesh nota partnerit, apo të fshihesh pas ndrojtjes tënde nëse do dish apo jo të puthësh. Pas studimeve dhe anketave të realizuara studiuesit kanë treguar disa teknika të cilat të bëjnë një puthës profesionist.

1. Përkuleni kokën djathtas
“Të përkulësh kokën djathtas. Unë kujtoja se kjo ishte një njohuri e përbashkët e të dy partnerëve, por partnerja ime përkuli kokën majtas, kur unë u përkula djathtas për ta puthur dhe kjo ishte e pavolitshme”- tregon Sam. Prandaj këshilla e parë është pozicionimi për të dhënë puthje të përshtatshme, duke lejuar lëvizjet e kokës në harmoni me lëvizjet e partnerit. Prandaj çdo grua që e harron këtë, duhet të tregohet e vëmendshme “Koka djathtas”.

2. Merrni një vlerësim
Mos u frikësoni dhe as mos u ndjeni në siklet pse do iu duhet të mësoni nga të tjerët artin e puthjes. Ju mund të mësoni të puthni duke imituar lëvizjet e partnerit. Kështu pak nga pak puthjet tuaja do të jenë të këndshme, të ëmbla, aspak agresive dhe eksituese. Kështu ju do të merrni edhe vlerësimin e partnerit për puthjen tuaj.

3. Mbyllini sytë
“Ish-e dashura ime, për disa arsye, i mbante gjithmonë sytë hapur kur putheshim bashkë. Kjo më shkaktonte një ndjesi të çuditshme dhe më bënte të mos ndihesha mirë. Mos vallë mimika ime ishte qesharake kur puthja dhe ajo më shihte për këtë arsye?”- shprehet Jon. Vërtet sytë e hapur gjatë puthjes mund të krijojnë situatë të pakëndshme. Mbyllini sytë dhe shijoni puthjen.

4. Lëvizini duart
Duart duhet të jenë gjithmonë në lëvizje për ta bërë puthjen më joshëse. Përkëdhelni fytyrën e partnerit, trupin, lëmoni flokët, për ta rikarikuar puthjen e për ta zgjatur në kohë. Puthja nuk duhet të jetë vetëm kontakt buzë me buzë, vini në veprim dhe duart.

5. Shkëputeni puthjen për pak çaste
Gjatë kohës që putheni largohuni nga pak, merrni frymë thellë dhe rifilloni një puthje pasionante. Kjo pauzë do të shërbejë si ndezën i hormoneve dhe dëshirës.

6. Mos mbani çamçakëz gjatë puthjes
Nuk është aspak e këndshme që t’i ndërsa puthesh me partnerin ndjen çamçakëzin në gojën e tij. Sa ju pëlqen kjo? Për pjesën më të madhe kjo do të përbënte problem dhe nuk do të lejonte që puthja të ishte perfekte.

7. Shmangni puthjet e tepruara
Nuk janë të rralla rastet kur mund të teprohet me puthjet. Mundohuni që puthja që ju jepni dhe merrni të mos i pështiroset partnerit. Gjithçka duhet të jetë e ëmbël, joshëse, harmonike me lëvizjet e partnerit dhe aspak e tepruar.

Imagjinata aktive
Seksi fillon në tru. Kështu që një imagjinatë aktive mund të nënkuptojë se jeni gati për seks përpara se një tregues fizik ta vërtetojë këtë gjë. Në këtë mënyrë dëshira dhe nxitja seksuale janë në një nivel më të lartë. Disa njerëz besojnë se një imagjinatë seksuale aktive mund të jetë baza për të pasur një marrëdhënie seksuale shumë të larmishme si në romantizëm edhe në seks.
Kjo mund t’u vijë në ndihmë në mënyrë të veçantë partnerëve të cilët nuk kanë karakterin e aventurierit. Por nga ana tjetër, nëse mendoni se të eksperimentoni në shtrat është një eksperiencë e sikletshme, fantazia ju ofron mundësinë të lini të lirë imagjinatën tuaj dhe të bëni atë që nuk do ta kishit menduar asnjëherë. Fantazia seksuale mund të përdoret si një arenë praktike ku mund të ndërtoni besimin përpara se të nisni diçka më të fortë. Në terapitë fiziko-seksuale imagjinata përdoret zakonisht për të bllokuar mendimet negative.

Fantazitë seksuale
Fantazitë seksuale janë ëndrra, vizione imagjinate, mendime të cilat do të donit të ktheheshin në realitet. Fantazitë e çdokujt kanë një nivel të caktuar. Ka një linjë të gjatë të shijeve personale të fantazisë seksuale, ashtu siç mund të ketë shije të ndryshme për gjëra ta ndryshme. Disa njerëz mund të ndihen në siklet për fantazitë e tyre, duke menduar se po mendojnë diçka të papranueshme nga të tjerët, nga shoqëria që i rrethon. Fantazitë seksuale mund të shprehin një aspekt të mendjes së papërgjegjshme të njeriut.
Për shembull, fantazitë për të qenë të bindur apo pasivë mund të lidhen drejtpërdrejt me dëshirën për të eksperimentuar një nxitje të lartë seksuale pa përgjegjësi personale. Zakonisht imagjinohet për diku ku është e pamundur t’i realizosh në jetën reale, si për shembull imagjinata për të kryer seks në vende publike apo me një person të veçantë. Ndonjëherë këto fantazi janë të pamundura në jetën reale.

Pasioni fillestar
Është e rëndësishme që të theksohet se ndërmjet pasionit fillestar dhe atij të mëvonshëm vihen në punë zona të veçanta të trurit, të cilat janë të lidhura me impulset dhe ndjenjat që ndiejmë kur jemi në një lidhje të stabilizuar prej kohësh. Të dhëna, të cilat konfirmojnë edhe nga ana neurobiologjike ndjenjën e dashurisë që rritet me kalimin e kohës. Mënyra e të reaguarit për të njëjtën ndjenjë është edhe nga ana cerebrale e ndryshme.

Në trurin e një femre të dashuruar aktivizohen më së tepërmi zonat të cilat janë të lidhura me emocionet, përkujdesjen, dëshirën dhe përkushtimin e madh. Ndërsa pjesa më e madhe e meshkujve, shpjegojnë përgjegjësit e eksperimentit, kur bien në dashuri kanë më të aktivizuar zonat të cilat janë të lidhura me eksitimin seksual. Për të vetmuarit studiuesit këshillojnë konsumimin e çokollatës, sepse kjo e fundit stimulon zonat që e këtij stimuli në tru.