7 speciet të cilat brenda vitit mund të zhduken (FOTO)

Një ndër gjërat më tronditëse të 2 shekujve të fundit është humbja e botës natyrale që vazhdimisht është në zhdukje.

Fun

26/10/2015 16:53

“Shkatërrimi i vendeve banuese për kafshët, ajri i ndotur, ose edhe peshkimi i tepruar, ose i vret krijesat e egra dhe bimët, ose i len ata me pasoja”, thotë për The Guardian, Derek Tittensor, një ekologjist në World Conversation Monitorint Centre, transmeton lajmi.net.

Padyshim që brenda këtij viti rrezikohen shumë kafshë të zhduken përgjithmonë, megjithatë lajmi.net e sjell për ju listën e 7 kafshëve të cilat ju edhe mund t’i njihni, por që janë në rrezik të zhduken:

1) Balena Vaquita

vaquita

Kjo balenë është shumë e rrallë dhe gjendet në Gjirin e Kalifornisë.

Për momentin janë më pak se 100 të mbetura në të gjithë botën dhe nga IUCN janë listuar si kafshë që janë të rrezikuara të zhdukën.

Fshikëzat e tyre shiten ilegalisht $4,000 pound për çfarëdo arsye.

2) Delfini Yangtze Finless

yangtze_finless

Ky është ndër krijesat më të famshme të lumit.

Peshkimi i tepërt ka ndikuar që këto të mbeten pa ushqim, por edhe me ajër të ndotur.

Për momentin gjenden më pak se 1,000 nga lloji i këtyre.

3) Tigrat Siberian

shutterstock_127624511

Ndryshe të quajtur edhe Tigrat Amur, janë macet më të mëdha në botë.

Sipas WWF kanë mbetur vetëm 450 Tigra Siberian.

Këta janë një specie e mbrojtur, por gjuetia pa leje dhe faktorë tjerë kanë ndikuar që numri i tyre të zvogëlohet.

4) Breshka e detit me shpinë lëkure

shutterstock_78776707

Kjo është breshka më e madhe e llojit të breshkave të detit.

Pos kësaj, kjo lloj breshke e ka edhe rrugën më të mahnitshme të shtegtimit.

Në vitet e fundit popullimi i këtyre breshkave ka pësuar rënie për shkak të gëlltitjes nga plastika, etj.

5) I mahnitshmi Bambu Lemur

shutterstock_228578944

Bambu Lemur, i cili gjendet në Madagascar është një ndër lemurët më të rrezikuar në ishull.

Besohet se tanimë më pak se 60 sosh ekzistojnë.

Ndryshimi klimatik, gjuetia pa leje e shumë faktorë tjerë kanë ndikuar që kjo specie të rrezikohet për zhdukje.

6) Gorillat e Malit

shutterstock_117380962

Gorillat e Malit të cilat gjenden në Malet Virunga e kanë një fat të keq, meqë kanë mbetur në një zonë të botës, ku njerëzit janë të pa qëndrueshëm.

Gjuetia pa leje, shkatërrimi i zonave banuese, prodhimi i qymyrit të drurit dhe konfliktet njerëzore kanë ndikuar për vdekjen e shumë gorillave.

880 luftojnë për të mbijetuar dhe patrulla të ndryshme e ruajnë malin, që ta ruajnë numrin e tyre.

7) Leopardi Amur

shutterstock_112912495

Leopardi Amur ndoshta është kafsha më e rrezikuar në këtë listë.

Është ndër macet e mëdha më të rralla në botë.

Vetëm rreth 30 sosh gjenden sot, e krejt kjo kryesisht si pasojë e gjuetisë pa leje dhe humbjes së kafshëve të tjera që i ka lënë këta pa ushqim. /Lajmi.net