7 shqiptarë dhe italianë grabitën 82 shtëpi të veshur si policë

Një bandë shqiptaro-italiane është goditur nga autoritetet italiane.

Lajme

14/06/2016 11:50

Operacioni ishte koduar “Fake police” (policët e rremë) dhe që kishte nisur që nga vera e vitit 2015.

Sipas mediave italiane në pranga ranë 7 persona.

Ata akuzohen se kanë kryer mbi 82 grabitje në Pavia, Kremone, Lodi, Piacenza, Milano, Bergamo dhe Brescia.

Ata kryesisht mashtronin të moshuarit dhe hynin në banesa me uniforma policie duke marrë me vete shuma parash dhe sende me vlerë.

Planet i kishin të qarta, ndërkohë që nuk mjaftoheshin me një grabitje në ditë. Sipas hetimeve ata kanë marrë edhe sende me vlerë deri në 50 mijë Euro.