7 shenjat e sigurta që partneri ju tradhton. Kujdes! – Lajmi.net
7 shenjat e sigurta që partneri ju tradhton. Kujdes!
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 17:22, 13 June 2018
Tradhëtia  është një nga gjërat që ka lindur me njerëzimin.

Nuk mund të shmanget edhe nga bisedat e përditshme, pasi na prek të gjithëve. Zgjidhja si të shpëtojmë prej saj, ende nuk ka ardhur pasi nuk mund ta kontrollosh, ajo thjesht ndodh. Në këtë artikull, sipas intv.al  do shihni disa shenja që do ju ndihmojnë të dalloni nëse partneri  po ju tradhëton.

1. Nuk qëndron vetëm me ju në dhomë
Shumë herë një burrë  që po tradhëton, diçka e mundon dhe nuk e ka mendjen te ju. Kjo është një shenjë e sigurt se diçka është e gabuar në  marrëdhënien tuaj. Ai ju shmanget, pra kujdes!

2. Nuk po ju ngacmon
Çiftet e shëndetshme, e ngacmojnë njëri-tjetrin edhe në mënyrë rastësore, pasi tregon që pasioni dhe interesi nuk ka ndryshuar. Një ledhatim i çastit, tregon  se marrëdhënia juaj po shkon si duhet, por në rastin e kundërt, është  shenjë jo e mirë. Ndoshta partneri po mendon për dikë tjetër.

3. Nuk bën më surpriza
Një mashkull e di që  femra i ka shumë qejf dhuratat  pa plan. Një gjë sado evogël, ia bën qejfin dhe tregon dashurinë tuaj ndaj partneres suaj. Kur bashkëshorti ka disa kohë që nuk ju bën asnjë dhuratë, kjo është shenjë tradhëtie.

4. Gjatë marrëdhënieve seksuale nuk ju shikon në sy
Të shikosh dikë në sy, duke e gënjyer ndonjëherë është shumë e vështirë. Në momentet tuaja intime, ai nuk ju shikon në sy, sepse ndoshta ndihet fajtor.

5. E shikon të ardhmen pa ju
Një partner i përkushtuar ndaj jush, kur bisedon për të ardhmen ju përfshin edhe ju. Ai që tradhëton, mendon vetëm për veten e tij dhe ju lë në plan të dytë. Shenja e egoizmit, tregon se ai po ju tradhëton.

6. Fillon të mbajë sekrete
Nëse bashkëshorti fillon ju fsheh edhe gjërat më të vogla, kjo është një shenjë jo e mirë. Meshkujt zakonisht duan t’i tregojnë partnereve të tyre, sesa të suksesshëm janë në punë, por nëse nuk ju tregon asgjë, atëherë interesi ndaj jush po zvogëlohet.

7. Bëhet nervoz shpesh
Jeta e ngarkuar ka streset e veta, por nëse këto ndodhin shpesh dhe ju ngre zërin për çdo gjë, kjo tregon se ai po fsheh diçka. Nëse ju bën fajtorë në shumicën e rasteve, ai gjen ngrohtësi te dikush tjetër.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO