7 Sekretet për një takim të parë perfekt

Të dalësh me djalin/vajzën special/e për herë të parë mund të jetë një eksperiencë e vështirë.

Lifestyle

14/03/2016 14:01

Mënyra se si dukesh, sillesh dhe komunikon kanë një rëndësi të madhe se si do shkojë takimi juaj i parë. Siç thotë shprehja, e ke vetëm një shans të bësh një përshtypje të parë.

Ja ku janë disa pika që t’jua lehtësojë takimin e parë dhe ta bëjë një eksperiencë të bukur:

  1. Rivlerësoni pritshmëritë e takimit të pare

Sigurohu që jeni realistikë në fillim. Ndoshta takimi juaj nuk do jetë “i duhuri,” dhe kjo është diçka që konfirmohet me kohën, jo me herën e parë. Deri atëherë, kënaquni!

  1. Vishuni të mahnisni

Mund të mos ju pëlqejë, por shumica e njerëzve gjykojnë librin nga kopertina. Kështu që sigurohuni që dukeni sa më bukur! Zgjidhni një veshje që ju bën të ndiheni rehat dhe me vetëbesim por që nuk shfaq shumë. Diçka e përditshme dhe klasike do ishtë perfekte. Zgjidhni ca këpucë të bukura, disa bizhuteri dhe voila!

  1. Zgjidhni një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm

Vendi ideal për t’u takuar është neutral dhe publik. Rrini larg kinemasë apo aktiviteteve të tjera që do e vështirësojnë bisedimin me partnerin tuaj. Provoni diçka argëtuese si pishina apo një kafe.

  1. Bëhuni të sjellshëm

Sjelljet zbulojnë shumë për një person. Përpikshmëria është esenciale, kështu që nëse jeni vonë, njoftojeni partnerin. Gjatë takimit, mbajeni telefonin në ‘silent’ dhe përgjigjuni vetëm thirrjeve urgjente. Më e rëndësishmja, thoni “të lutem” dhe “më fal”.

  1. Mbajeni bisedën “të lehtë”

Gjërat si hobi, udhëtimi, kinemaja, kultura, sported etj, janë të gjitha tema të përshtatshme. Rrini larg çështjeve personale dhe të ndjeshme, do keni shumë kohë të flisni për lidhjet e mëparshme, problemet familjare apo pikëpamjet politike, transmeton lajmi.net.

Mos e ndërprisni partnerin dhe jepini vëmendjen tuaj të plotë. Dëgjoni në mënyrë aktive dhe bëni pyetje ndjekëse, duke treguar një interes të çiltër dhe bëhuni të sinqertë në përgjigjet tuaja.

  1. Ndani shpenzimet… por ofroni të të paguani nëse e keni bërë ftesën

Disa partnerë do insistojnë të paguajnë të gjithë tavolinën. Nëse ky është rasti, mos luftoni shumë. Sigurohuni që i keni falenderuar dhe mund të paguani herës tjetër.

  1. Bëjini të qarta qëllimet nga fillimi

Mos luani lojëra. Nëse po kërkoni diçka serioze dhe keni marrë të njejtën përgjigje nga partneri, jepini vetes mundësinë të keni diçka për të cilën mezi prisni./lajmi.net