7 miliardë dollarë në Amerikë Veriore

Volkswagen, prodhuesi gjerman i veturave, ka deklaruar se në 5 vjetët e ardhshme do të investojë 7 miliardë dollarë në Amerikë Veriore.

Lajme

13/01/2014 15:39

Përveç tjerash, kompania Gjermane e ka synim shitjen e 1 milion Volkswagenëve e Audive – brendin luksoz të kompanisë – në SHBA deri në vitin 2018.

Kështu deri në atë kohë Volkswagen pretendon të jetë prodhuesi më i madh i veturave në botë.

Momentalisht është në vendin e tretë, pas japonezëve të Toyotas dhe prodhuesit amerikan – General Motors.

“Si grup, do të investojmë 7 miliardë dollarë në Amerikë Veriore në 5 vjetët e ardhshme”, deklaroi Martin Winterkon, drejtor ekzekutiv në Volsfwagen.

Rritje e fuqishme

Planet e Volkswagen për rritjen e investimeve në rajon vijnë në një kohë kur gjendja e tregut të makinave të SHBA’së u përmirësua pas krizës globale financiare.

Analistët presin që 2013 të jetë viti më i mirë i tregut të veturave të SHBA’ve që prej vitit 2007, pasi pritet që shitjet totale vjetore të arrijnë shifrën e 15.6 milionë njësive.

Nëse kjo shifër arrihet, do të sillte një përimrësim të ndjeshëm të gjendjes nga viti 2009, kur janë shitur 10.4 milionë njësi.

Prodhuesit global të veturave, përfshirë Volkswagen, kanë përfituar nga kjo rritje. Javën e kaluar, kompania gjermane raportoi për shitjen e brendeve të saja luksoze – Audi, Porsche e Bentley në vitin 2013.

Rritja e shitjeve në tregun amerikan ishte kontribues kyç i shitjeve gjatë kësaj periudhe.

Shitjet e markës Audi kanë shënuar rritje për 13.5% në krahasim me vitin paraprak, Porsche ka shënuar 21% rritje në shitje, kurse Bentley 28%.