7 mënyra si të dukeni më e gjatë dhe më e hollë (Video)

Të jesh e vogël me trup, ka disa përparësi, ju bën të dukeni më e re gjithmonë. Sidoqoftë, ju duhet të përzgjedhni veshjet tuaja me kujdes, pikërisht për shkak të gjatësisë suaj, transmeton lajmi.net

Lifestyle

10/06/2017 20:38

Ja disa ide të cilat ju bëjnë të dukeni më e gjatë dhe më e hollë:

Ju duhet të dini gjithnjë se si i keni proporcionet e trupit tuaj, zgjedhja e veshjes luan një rol shumë të rëndësishëm që të arrini qëllimin që keni.

Ndërsa kur vjen puna tek këpucët, ato me ngjyrë mund të ju bëjnë të dukeni më e shkurtër.

Ngjyra e këpucëve tuaja duhet të jetë e ngjajshme me ngjyrën e lëkurës suaj, nëse keni lëkurë më të errët, merrni këpucë apo sandale me ngjyrë të zezë apo të kaftë, ndërsa nëse e keni lëkurën më të bardhë, atëherë mund të merrni këpucë me ngjyrë më të hapur, por duhet ta keni parasysh që duhet t’i shmangeni sandaleve me rripa të bardhë.

Më poshtë do të shihni edhe ide të tjera, të cilat do të ju ndihmojnë që të dukeni më e re, më e gjatë dhe më e hollë në çfarë rrobe që keni veshur. /Lajmi.net/

YouTube player