7 mënyra shkencërisht të provuara për të zvogëluar stresin në punë

Secili nga çdo ditë jemi në kërkim të gjetjes së mënyrave për të zvogëluar stresin në punë!

Lifestyle

09/04/2018 21:16

 

Kjo për dikë mund të jetë e vështirë për shkak të jetës dinamike që bën.  Është e dobishme të njihni dallimin midis niveleve pozitive dhe negative të stresit.

Ekziston një teori e quajtur parimi “Yerkes-Dodso”n që na tregon stresin e mirë,që është i domosdoshëm. Ky lloj i stresit është i lidhur me motivimin pozitiv, duke shfaqur më shumë si një presion për të dhënë më të mirën nga vetja.

Gjithçka në vendin e vet

Koncepti se të qenit i pastër është një shenjë e pastërtisë shpirtërore dhe mirësia mund të konsiderohet ekstreme këto ditë. Por, ka diçka për t’u thënë për lidhjen midis rrëmujës fizike dhe mendore. Sidomos kur hapësira që jetojmë është kaotike dhe e çorganizuar. Pavarësisht nëse është hapësira jonë e jetesës ose hapësira e punës, mund të jetë sfiduese për të drejtuar sasinë e nevojshme të energjisë drejt mirëqenies dhe shëndetit tonë.

Mesatarisht, njerëzit në mjedise të paorganizuara mund të shpenzojnë deri në 90 minuta në ditë duke kërkuar gjëra. Koha e humbur për të kërkuar sende të gabuara është koha që mund të ishte shpenzuar për të gjëra më pozitive. Bie fjala: trajtimi i projekteve, komunikim personal, ose ndoshta një meditim të shkurtër në drekë.

Menaxho kohën që kalon në telefon

Teknolgjia i ka lidhur njerëzit për vete.Por, ju duhet ti vini vetës “kufijë” dhe të menaxhoni kohën që kaloni duke shfletuar internetin.  Shkuarja pa telefon  në pushime do të ishte sfiduese, por do të rezultonte shumë pozitivisht tek ju. Duke pasur telefonin me vete ju prireni të punoni edhe kur jeni në ditët e juaja të pushimit.

Sqaroni pritjet e performancës

Ngjashëm me numrin dy, kërkimi i sqarimit të asaj çka pritet saktësisht nga ju ka të bëjë shumë me komunikimin dhe mirëkuptimin reciprok. Mund të duket më e lehtë të qëndrosh i heshtur në mes të ndjenjave të konfuzionit. Po ashtu shqetësimit për të shmangur sikletin, gjykimin ose ndjenjën e pamjaftueshmërisë për të mos qenë në gjendje të zgjidhim një problem nga vetja. Bisedoni. Shanset janë, që një komunikim i vogël do të përfundojë  me arritjen e rezultatit të dëshiruar.

Bëhu i kujdesshëm, ofro ndihmë për të tjerët

Të kesh një sistem të fortë mbështetjeje dhe komunikimi është jetësor për suksesin dhe mirëqenien personale në të gjitha vendet ku njerëzit ndërveprojnë dhe bashkëjetojnë. Një studim mbi marrëdhëniet ndërpersonale në vendin e punës i kryer nga një profesor në Universitetin Delta në Nigeri ka gjetur se performanca e suksesshme brenda çdo organizate varet nga aftësia e anëtarëve për të bashkëvepruar në mënyrë efikase me eprorët, vartësit dhe kolegët e tyre.

Shkruani çdo ditë në një një ditar

A e doni me të vërtetë punën tuaj? Atëherë  mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për gjendjen tuaj mendore të kaloni disa momente duke evidentuar ngjarjet e ditës në punë dhe ndikimin që kanë tek ju. Kjo ofron një mundësi për të reflektuar dhe vlerësuar ngjarjet ose situatat ndërpersonale. Gjithashtu krijon një gjurmë emocionale për të eksploruar më vonë. Ky mund të jetë një mjet mahnitës për të identifikuar në mënyrë retrospektive nëse gjërat po ndryshojnë, për më mirë ose më keq.

Hani ushqim të shëndetshëm

Mundohuni të ushqeheni shëndetshëm të paktën në një vakt të ditës. Nga ajo do të varet jo vetëm shëndeti juaj, por edhe performanca që mund të tregoni në punë.Kujdesuni që të kosnumoni sa më shumë pemë dhe perime të papërpunuara dhe të pini të paktën dy litra ujë në ditë.

Praktiko teknika relaksimi

Eksploro mundësitë e relaksimit para se të shkoni në punë. Nisni që në mëngjes, pastaj në drekë ose pas darkës. Duke praktikuar meditimin ju do të vëreni rezultate pozitive çdo ditë tek vetja dhe puna që bëni. Përfitimet psikologjike dhe mentale nga të praktikuarit meditim hetohen shumë lehtë. Dhe, mos e harroni trurin. Truri është një muskul, si çdo muskul tjetër në trup dhe mund të aktivizohet nga meditimi. Kërko mbi guida meditimi ose për ndonjë kurs të Yoga-s afër zyres tuaj ose online.