7 mendimet që i ka çdo mashkull kur e takon ‘të duhurën’

Koncepti i “Të Duhurit” është vështirë të kapet në shoqërinë e sotme.

Lifestyle

19/02/2016 16:49

Mediat sociale e kanë bërë të mundur komunikim dhe lidhjen me mijëra e mijëra njerëz, të cilët janë të lidhur me mijëra të tjerë. A është me të vërtetë e mundur të gjejmë personin e duhur për ne?

Ndoshta, ndoshta jo. Çfarë dimë është se është e mundur të gjehet personi që të bën të kuptosh pse nuk funksiononte me askë tjetër.

Ja 7 mendimet që i ndodhin çdo mashkulli kur e takon “të duhurën”.

  1. “Për çfarëdo që ajo ka nevoje, do ta bëj.”

Kjo mund të nënkuptojë të kujdesesh për të kur është e sëmurë, të rezervosh një pushim surprizë që ajo gjithmonë ka dashur të shkontë, ose thjesht të blesh karamelet e saj të preferuara. S’ka rëndësi sa i madh është gjesti, e rëndësishme është që ai do ta bëjë atë të qeshë.

  1. “Duhet të bëhem njeri më i mirë.”

Duhet të mundohemi gjithmonë ta përmirësojmë veten, çfarëdo qoftë statusi jonë romantic. Por kur në jetën e një mashkulli vjen femra e duhur, kjo ka më shumë kuptim, dhe është një arsye shumë e mirë qe të bëhen versioni më i mirë i vetes.

  1. “Kurrë nuk kam parë dikë më të bukur.”

Edhe pse dashuria bazohet në atë çfarë ndodhet brenda, është gjithashtu e vërtetë që kur e dashurojmë dikë, gjithçka në lidhje me të na duket e bukur.

  1. “Jam aq i lumtur që lidhja e fundit nuk funksionoi.”

Jo çdo lidhje duhet të funksionojë, por ato që nuk funksionojnë do na mësojnë dhe do na përgadisin për atë të suksesshmen. Ndonjeëherë mund të kapemi në moment, në rutinë, ose thjesht të ndihemi rehat me dikë që thellë-thellë e dimë që nuk është personi i duhur për ne. Vetem e duhura mund ta bëjë një mashkull të kuptojë çfarë i ka munguar një lidhjeje.

  1. “Dua aq shumë gjëra që nuk dija që i doja.”

Të jem i martuar me një femër përë tërë jetën? Një shtëpi në periferi? …fëmijë? Vizioni i një mashkulli për të ardhmen ndryshon komplet kur personi që ai do ta kalojë jetën me të hyn në lojë, transmeton lajmi.net.

  1. “Nuk dua ta prish këtë.”

Askush nuk është perfekt, kjo është e sigurt. Por burrat janë mësuar të jenë ndjekësit në lidhje. Shoqëria dhe eksperienca na ka mësuar që duhet ta marrim dhe pastaj ta mbajmë vëmendjen e një gruaje. Duhet të vazhdosh të rishpikësh veten duke vazhduar së qeni njeriu me të cilën ajo u dashurua.

  1. “Nuk e di si ndodhi, por jam i lumtur që ndodhi.”

Fati, universi, kësmeti, sido ta quani, fillon të mendosh se si ky grumbull rrethanash e ka sjellë këtë grua në jetën tënde. Ndonjëherë është e vështirë ta shpjegosh si u takuar. Çfarëdo që ndodhi, ti fillon të ndihesh shumë falenderues për të./lajmi.net