7 mace lëvizin në harmoni të përsosur

7 mace të vogla janë reshtuar para një objekti që po lëvizte dhe ato e ndjekin me kokë duke bërë lëvizje të njëjta, që të shtatat.

Fun

10/07/2014 21:10

Një video e lezetshme është postuar në Youtube, ku shihen 7 mace ngjyrë hiri të rreshtuara njëra afër tjetrës.

Para tyre, pronari ka lëshuar një objekt si zog dhe bënte lëvizje të ndryshme para maceve.

Por, gjëja më interesante është se lëvizjet e tyre janë aq të njëjta sa duken si të ushtruara. Ato lëviznin kokën e madje edhe pjesët tjera të trupit në të njëjtën mënyrë derisa përcillnin objektin, gjë që na kujton shumë shikuesit në një lojë të Wimbledon, kur lojtarët bëjnë një seri të gjatë të gjuajtjeve.