7 logot e famshme që kanë një mesazh të fshehur mbrapa

Keni menduar se logot e kompanive më të famshme janë thjeshtë logo dhe asgjë më shumë? Ato mbajnë ca mesazhe të fshehura mbrapa.

Fun

22/10/2014 16:52

Shikoni shtatë prej logove të kompanive më të famshme në botë që mbajnë një mesazh të fshehur në vetvete.

#1 TOYOTA
Tre fromat elipse që janë në logon e Toyota-së përfaqësojnë tre zemra: zemrën e konsumatorit, zemrën e produktit dhe zemrën e progresit në fushën e teknologjisë, transmeton Lajmi.net.

#2 McDonald’s
E vërtetë që “M” është për McDonald’s dhe e vërtetë që nuk ka ndonjë dëmëthënje tjetër kjo. Në vitet e 60’a, McDonald’s dëshironte që ta ndryshonte logon por këshilluesi i projektimit dhe psikologu Louis Cheskin këmbënguli që kjo të mos ndryshohej. Sipas BBC, ai tha se konsumatorët në mënyrë të pandërgjegjshme do ta njohin logon si një “simbol të gjinjëve ushqyes”. Edhe nëse kjo nuk është e vërtetë, logoja e tyre është njëra nga më të njohurat në botë.

#3 Vaio
Në fillim ju shihni vetëm fjalën VAIO, por me një shikim pak më afër do ta shihni se dy shkronjat e para përfaqësojnë një simbol analog dhe dy shkronjat e fundit janë binar.

#4 Mitsubishi
Logoja e Mitsubishi i ka rrënjët thellë në histori. Ajo i kombinon tre fletët e lisit që janë të klanit të vjetër Tosa dhe tre jelet prej diamanti që i përkasin familjes Iwasaki. Të tre diamantët përfaqësojnë besueshmërinë, integritetin dhe suksesin. Por kjo nuk ndalet me kaq. Fjala ‘Mitsubishi’, sipas Penske Social, përkthehet në ‘Mitsu’ (tre) dhe ‘Hishi’ (ujë gështenje, e përdorur në Japoni për të bërë diamantin me forma), transmeton Lajmi.net.

#5 Amazon
Mendimi juaj i parë kur e shikoni logon e Amazon mund të jetë se shigjeta e verdhë duket si një fytyrë e buzëqeshur, që do të thotë se Amazon është bërë për t’i bërë klientët e lumtur. E pra, e vëreni se shigjeta është e drejtuar nga A tek Z? Kjo përfaqëson faktin që në Amazon ofron një shumëllojshmëri të artikujve për shitje, në mënyrë metaforike prej A-së deri në Z.

#6 Google
E keni ditur ndonjëherë pse logoja e Google ka katër ngjyrat primare radhazi pastaj thehet nga një ngjyrë e mesme? Kjo ishte tërësisht e qëllimshme. Google donte të tregonte se ata nuk luajnë sipas rregullave dhe do të bëhen të famshëm edhe pa bërë ndonjë simbol të veçantë. Për ta bërë këtë, ata kanë përdorur shkronja dhe ngjyra të thjeshta.

#7 Coca Cola
Shikoni afër në shkronjën “o”. A vëreni ndonjë gjë? Asgjë? Mos u shqetësoni, sepse shumica e njerëzve nuk e vënë re atë. Është aktualisht flamuri i Danimarkës. Ky nuk ishte qëllimi i vërtetë i kompanisë. Coca Cola zbuloi se një pjesë e logos së saj duket sikur flamuri danez, i cili është emëruar edhe si vendi më i lumtur në botë. Pasi ata e zbuluan këtë, ata vendosën që ta përdorin këtë nëpër media dhe e vendosën edhe në aeroportin më të madh të Danimarkës, ku i mirëpresin njerëzit me flamuj. Ende nuk mund ta shihni flamurin? Shikoni më mirë në foto lartë.