7 kufizimet e çuditshme dhe qesharake për femrat nëpër botë

Përderisa në botën perëndimore, të paktën ligjërisht, emancipimi i femrave është avancuar dukshëm, në disa vende të botës ende vazhdon shtypja e tyre.

Bota

25/08/2015 15:24

Vendet që konsiderohen më të kufizuara në raport me drejtat e femrave janë: Arabia Saudite, Mali, Maroku, Irani, Siria, Mauritania, Pakistani, Jemeni, India etj, transmeton lajmi.net.

Lexoni më poshtë disa nga rregullat më të çuditshme që kanë disa nga shtetet e botës në raport me të drejtat e femrave.

1. Indi: Në disa vende të Indisë, rregullat e sigurisë rrugore nuk vlejnë për femrat. Më konkretisht, një motoçikliste në Indi nuk e ka të obliguar të vesh helmetë, dhe arsyeja e kësaj është stereotipi për frizurën e femrave.

2. Jemen: Femra konsiderohet gjysmë dëshmitari. Dëshmia e femrës në Jemen nuk merret shumë seriozisht. Përjashtime ka në rastet kur në atë ngjarje nuk ka pasur ndonjë mashkull.

3. Vatikan dhe Arabi Saudite: Në këto dy shtete femrat nuk kanë të drejtë vote. Kjo e fundit është zotuar se do t’i lejoj femrat të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen në këtë vit; ndërsa Vatikani është shteti i vetëm ku votojnë vetëm meshkujt.

4. Ekuador: Aborti është ilegal, përjashtim të rastit nëse jeni e sëmurë psikik dhe e paaftë për ta rritur fëmijën.

5. Arabi Saudite dhe Marok: Femrat e dhunuara mund të akuzohen për krim. Shumë vende kanë dështuar në mbrojtjen e viktimave të dhunimit, por disa kanë shkuar edhe më larg – dënimin e femrave të dhunuara. Kjo me arsyen se femra nuk është dashur që të largohet nga shtëpia vetëm, dhe të shoqërohet me njeriun jo familjar. Para disa viteve një vajzë me emrin, Amina Filali kishte bërë vetëvrasje, pasi që gjyqi e kishte detyruar atë martohet me personin që e kishte dhunuar.

6. Jemen: Femrat nuk bënë të dalin nga shtëpia pa lejen e burrit.

7. Arabi Saudite: Femrat nuk lejohet të vozisin./lajmi.net