7 kohët kur definitivisht duhet të bëni seks

Duket se disa kohë të caktuara janë më të mira për të bërë seks se sa disa të tjera. Shikojeni këtë listë më poshtë për të mësuar më shumë se për çfarë është fjala.

Lifestyle

26/10/2015 22:15

Para një prezantimi të madh
Hulumtimet tregojnë se duke bërë seks ju në fakt i qetësoni nervat, ulni presionin e lartë të gjakut dhe reduktoni stresin. Një studim madje zbuloi se njerëzit të cilët kishin bërë seks para një fjalimi publik ishim më pak të stresuar.

Në mëngjes
Seriozisht, trupi juaj është krijuar për të bërë seks në mëngjes. “Jo vetëm se nivelet e energjisë dhe testosteronit janë më të larta në mëngjes, por rritja e niveleve të oksitocinës ju ndihmon që të jeni në humor gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës”, thotë ekspertja e seksit, Jessica O’Reilly.

Kur moti nuk është i mirë
Duket e çuditshme, por studimet tregojnë se seksi mund ta forcojë sistemin tuaj imun. Kështu, në mënyrë që të mos ftoheni kur ftohet moti, mënyra më e mirë për të qëndruar imun ndaj gripit është duke bërë seks, transmeton lajmi.net.

Dita e 14-të në ciklin tuaj
Një studim i fundit gjeti se gratë të cilat janë në javën e dytë të ciklit e kanë 20% më të rritur klitorisin. Kjo do të thotë, orgazma mund të vijë më lehtë në këtë ditë të veçantë.

Pas ushtrimeve
Një studim nga Universiteti i Teksasit krahasoi reagimet erotike të femrave pas disa ushtrimeve 20-minutëshe dhe gjeti se gjaku që rrjedhtë në regjionin e tyre gjenital ishte 160% më i lartë. Kështu, ju pas ushtrimeve do të keni nivele më të larta të hormoneve të seksit, që do të thotë se pas ushtrimeve, ju do të keni një dëshirë më të shtuar për seks.

Pas një dite të keqe
Dëshironi të largoni stresin e një dite të keqe në punë apo në shkollë? Seksi mund të jetë zgjedhja më e mirë se sa birrat. Studimet tregojnë se seksi në mënyrë të dukshme e përmirëson humorin dhe i ulë nivelet e stresit.

Kur sapo keni bërë diçka të frikshme
Një nga kohët më të mira për të bërë seks është kur keni bërë diçka të frikshme apo keni parë diçka të frikshme. Kur adrenalina është në nivelin më të lartë, trupi juaj është në një gjendje më të mirë për seks. Një studim i publikuar në ‘Archives of Sexual Behavior’ konfirmon se tërheqja dhe dëshira rriten me rritjen e adrenalinës. (lajmi.net)