7 gjërat që ndodhin kur fle me make-up

Ndonjëherë na ndodh të gjithave që të flemë pa hequr grimin për shkak të lodhjes, mungesës së kohës apo ngarkesës në punë. Nuk është aspak një gjë e mirë sepse nëse flini duke pasur fytyrën me grim do të keni efekte anësore dhe këto janë disa prej tyre:

Lifestyle

12/03/2016 13:04

Irritim dhe infektim të syve

Dermatologia Dr. Joel Sclessinger ka thënë: “Neglizhenca ndaj heqjes së makijazhit nga sytë mund të shkaktojë tharje, skuqje, irritim dhe infeksion te sytë”.

Rudha
Nëse flini me make-up do të ketë më shumë mundësi që të keni një fytyrë me rudha dhe një lëkurë që plaket më shpejt, sipas Dr. James C. Marotta.

Puçrra
Kjo mund të duket shumë tipike, por mos heqja e kremrave dhe pudrës nga fytyra ndikon më shumë në mbylljen e poreve të fytyrës dhe krijimin e puçrrave.

Lëkurë të thatë
Sipas Dr. Dennis Gross, mbetja e makijazhit në fytyrë gjatë natës mund të krijojë një barrierë që ndalon hyrjen e përbërësve të nevojshëm në sipërfaqen e lëkurës.

Dëmtim të qepallës së syrit
Nuk është habi sepse fjetja kur sytë janë me laps të zi dhe me maskarë nënkupton bllokimin e pjesës së lëkurës afër qerpikëve dhe si rrjedhojë syri infektohet.

Prishje të qerpikëve
Mbajtja e maskarës edhe gjatë natës shkakton prishje dhe dobësim të qerpikëve, shkruan revistaclass.

Buzë të plasaritura
Fjetja në çfarëdolloj buzëkuqi shkakton tharjen dhe plasaritjen e buzëve.