7 fakte interesante që si keni ditur për disa njerëz të suksesshëm (FOTO)

Ju ndoshta veçse i njihni disa nga ndërmarrësit më të famshëm si Bill Gates, Koloneli Sanders, J.K Rowling etj.

Fun

07/12/2015 16:36

Por, ndoshta iu kanë ikur disa fakte interesante rreth tyre, e të cilat lajmi.net i sjell më poshtë për ju.

1) Bill Gates

Nëse Bill Gatesit do ti binin nga xhepi 1,000 dollarë, derisa të ulej dhe ti kapte ato, ai do ti bënte 1,000 dollarë tjera.

2) Soichiro Honda

Para se ta zbulonte Honda, Soichiro Honda kishte aplikuar për pozitë inxhinieri tek kompania Toyota, por nuk ishte pranuar.

3) Aaron Levie

Aaron, veç punës së tij si drejtor i kompanisë Box, ai është edhe magjistar mjaft i njohur dhe argëtues me performancat e tij.

4) Harland ‘Kolonel’ Sanders

‘Receta Sekrete’ e Kolonelit ishte refuzuar mbi 1,000 herë para se të shtohej për herë të parë në menynë e një restauranti.

5) Dick Costolo

Ish-drejtori i Twitter, Dick Costolo, kishte qenë edhe stand-up komedian, profesion të cilin e kishte kthyer në rutinë pasi që performonte rregullisht në klubet vendase.

6) J.K Rowling

Kur e kishte publikuar librin ‘Harry Potter’, Joanne Rowling kishte kërkuar që ta botoj atë me inicialet e saj në vend të emrit të saj, pasi që ajo mendonte se kjo do të tërhiqte më shumë meshkujt që ta lexojnë librin.

7) Amancio Ortega

Tani një nga 3 njerëzit më të pasur në botë, Amancio Ortega kishte filluar vetëm si shpërndarës për një fabrikë të bluzave. /lajmi.net