67 biba vidhen në Llaushë të Podujevës

Hajnat i hynë në oborr, Ruzhdi Fejzës, në Llaushë të Podujevës e ia vodhën gjithsej 67 biba.

Lajme

05/07/2015 21:41

E hajnat lanë keq këta të moshuar pasi shpezët i kishin shfrytëzuar për nevojat e tyre financiare, madje edhe për raste tejet të veçanta.

Dëmi që iu bë ua ka rënduar edhe më shumë gjendjen pasi të dy jetojnë në një shtëpi të vjetër e me kushte të rënda, njofton Klan Kosova.

Policia ende nuk ka arritur të kapë ndonjë të dyshuar.