60 shoferë ndërprejnë punën për shkak të sëmundjes

Gjashtëdhjetë punonjës kanë dorëzuar një certifikatë mjekësore në ditët e fundit, pranë transportit publik në Bazel. Ata denoncojnë një situatë të paqëndrueshme për punën e tyre

Bota

26/07/2017 16:12

Më 15 korrik lexuesit e kantonit të Bazelit patën raportuar përmes gazetës “20 Minuten” për mosfunksionim të transportit publik . Arsyeja: 60 punonjës të kompanisë BVB  ishin “off”, pasi që kishin dorëzuar një certifikatë mjekësore. Stafi i mbetur ishte në pamundësi të siguronte shërbimin efikas. Kompania në fjalë kishte shpallur përmasa shtrënguese, si dhe një valë shkurtesash financiare që priteshin deri në tetor. Prandaj, këto mungesa të numërta mund të jenë një formë proteste, shkruan Albinfo.

Kushte jo të shëndetshme të punës!

Kushtet e punës janë shumë të ashpra, me të vërtetë, denoncojnë punëtorët e kompanisë. “Kolegët e mi janë të sëmurë gjatë gjithë kohës”, thotë një shofer. “Jetesa jonë është e pashëndetshme. Ne duhet të pranojmë të hamë darkë në orën 22:00, madje edhe në mesnatë. Për shofer autobusi kjo nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe e shëndetshme”.