60 persona të plagosur nga shpërthimi në Austri /VIDEO

Shpërthimi i mëngjesit të sotëm në pjesën lindore të Vienës, ndodhi në pikën kryesore të shpërndarjes së gazit të importuar nga Rusia , Norvegjia dhe vendet tjera.

Bota

12/12/2017 11:37

Policia austriake thotë se situata është nën kontroll, dhe sipas raporteve policore numri i të lënduarve shkon deri në 60, ndërsa një person ka mbetur i vdekur, transmeton lajmi.net.

Policia austriake bën thirrje të mos frekuentohet zona dhe perimetri rreth shpërndarësit të gazit.

Shpërndarësi i gasit “Baumgarten” pranon rreth 40 milionë kub gaz çdo vit, dhe bën shpërndarjen nëpër vendet e tjera. /Lajmi.net/

YouTube player

25353164_1627418687301322_1659144390_o