60 milionë euro për Vidalin

Manchester United ka rritur ofertën për mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal. Gjiganti anglez është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për transferimin e yllit kilian.

Sport

13/08/2014 11:47

Manchester United e ka rritur ofertën për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Arturo Vidal.

Gjiganti anglez është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për blerjen e yllit kilian, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Kurse, futbollistit i është ofruar kontratë me vlerë prej tetë milionë euro në stinor për katër vjet.

Dyshimet rreth formës fizike të Vidalit pas operacionit të gjurit para fillimit të Kampionatit botëror duket se janë larguar dhe menaxheri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal e dëshiron me çdo kusht në Old Trafford para fillimit të sezonit të ri në Premierligë, në fundjavë.