6 vendet e mahnitshme ku mund të jetoni me pak para

Ekzistojnë disa vende të bukura ‘përrallore’ në botë, ku njerëzit mund të jetojnë me pak para. Mësoni më poshtë se cilat janë ato vende!

Fun

07/07/2015 21:40

1. Alicante, Spanjë
alicante
Alicante është një qytet i bukur. Qyteti është ndërtuar pa cenuar ndonjë bukuri natyrore aty. Është një qytet plazhi në Costa Blanca, Spanjë dhe është i njohur për klimën e mrekullueshme, ushqimin, argëtimin dhe turizmin. Është një vend që nuk zhgënjen askënd. Marrja me qira e një apartamenti në qendër të qytetit kushton vetëm $400 në muaj. Transporti publik kushton rreth $40 në muaj. Një shishe e mirë verë kushton $5 dhe paga minimale aty nëse punoni është $5 për orë.

2. Mendoza, Argjentinë
mendoza
Ky vend është në zemër të Argjentinës. Është një vend i bukur dhe me ekonomi të fortë lokale, për shkak të bizneseve të reja. Një apartament në qendër të qytetit kushton vetëm $380 në muaj. Për ta blerë një apartament ju nevojiten vetëm $60,000. Një shishe e mirë verë kushton $4 dhe një shishe birrë $1,40. Paga minimale aty është $8 për orë, transmeton Lajmi.net.

3. Bali, Indonezi
balii
Është një qytet me kosto të ulët të jetesës, por një parajsë e vërtetë në Azi. Bali ka një jetë të mirë të natës, ekonomi të gjallë të turizmit, dhe është një vend i mirë për të hapur dyqan. Mund ta merrni një apartament me qira në qendër të qytetit për $300 në muaj. Një shishe e mirë verë kushton $12, kurse paga minimale është $1.20 për orë.

4. Chiang Mai, Tajlandë
Doi-Inthananon-Thailand
Chiang Mai ka klimën më të mirë në të gjithë Azinë. Është një qytet malor i pasur me kulturë, ushqim të mirë dhe fqinj miqësor. Është një vend ku mund të jetoni mirë me pak dollarë. Një apartament në qendër të qytetit kushton $250 në muaj, një shishe e mirë verë $13, ndërsa paga minimale e Tajlandës është $2.87 për orë, transmeton Lajmi.net.

5. Corozal, Belize
Belize 2011 pan 11
Ky është një qytet ku banorët dëshirojnë vetëm të relaksohen. Është një vend i përsosur për meditim dhe joga, ka plazhe të bukura, restorante me ushqime të shijshme, dhe është shumë i përballueshëm. Një apartament në qendër të qytetit kushton $190 në muaj. Blerja e një apartamenti me dy dhoma gjumi kushton $115,000. Një shishe e mirë verë kushton $12, dhe paga minimale e Belizës është $2.92.

6. Puerto Vallarta, Meksikë
056304_121214045759
Meksiko ka shumë vende të vogla ku mund të jetoni me pak para, por Vallarta i mund të gjithë ata. Është një vend me natyrë të bukur, shumë romantik, dhe ka një turizëm të mirë. Marrja me qira e një apartamenti në qendër të qytetit kushton $450 në muaj. Blerja e një shtëpie tradicionale kushton $55,000. Një shishe e mirë verë kushton $7.50, dhe paga minimale është $8 për orë.