6 ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë

Disa ushqime kanë efekt termogjenik, për ta ngrohur trupin, e disa të tjera e rrisin metabolizmin duke përdorur kalori dhe disa ju ndihmojnë në humbjen e trashësisë, thotë Joy McCarthy, një nutritionist në Toronto dhe autor i Joyus Health. Por, përderisa disa ushqime ju ndihmojnë të humbni peshë më mirë se sa të tjerat, McCarthy…

Lifestyle

05/03/2014 21:15

Disa ushqime kanë efekt termogjenik, për ta ngrohur trupin, e disa të tjera e rrisin metabolizmin duke përdorur kalori dhe disa ju ndihmojnë në humbjen e trashësisë, thotë Joy McCarthy, një nutritionist në Toronto dhe autor i Joyus Health.

Por, përderisa disa ushqime ju ndihmojnë të humbni peshë më mirë se sa të tjerat, McCarthy thotë që nuk ka ndonjë “zgjidhje magjike” për humbjen e peshës, përveq nëse filloni të ndryshoni stilin e jetës.

Këtu kemi disa ushqime që janë zbuluar nga hulumtuesit, që ju ndihmojnë potencialisht që të humbni peshë:

Çaji i gjelbërt

Revista Amerikane e Nutritionit Klinikal raporton se duke pirë disa filxhanë çaj të gjelbërt në ditë, i cili përmbanë katekine, një lloj kemikali i cili ka efekt në metabolizëm, mund të ju ndihmojë që të humbni pëshë, thotë McCarthy.

Ai thotë që çaji është një opsion ideal për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës.

Vaji i Kokosit

Vaji i Kokosit ka një reputacion të keq ndoshta, por ka mundësi që efektivisht të djegë shumë kalori, thotë McCarthy.

Ka disa triklocide, të cilat trupi i përdorë për energji në vend se të zhvillojë trashësi.

Mishërat pa dhajmë

Proteina ka një efekt termogjenik, që do të thotë se ju djegni më shumë kalori kur e konsumoni këtë mish se sa ushqimet e tjera.

Specat djegës

Specat djegës përmbajnë kapsacin, i cili mund të japë një efekt të djegies së trashësisë.Studimet tregojnë se kapsacin’i redukton yndyrën në bark, në burra dhe gra.

Kapsacini është edhe e mirë për ta rritur normën metabolike, e cila djegë kaloritë edhe gjatë pushimit.

Bananet

Disa fruta ndonjëherë nuk janë të mira për disa dieta, por kjo nuk ndodhë tek bananet thotë McCarthy.Ushqimet si bananet ndikojnë pozitivisht në nivelet e yndyrës.

Përmbajtjet e bananës kthehen në një acid yndyror në zorrë te cilat ndihmojnë për të ulur trashësinë nga metabolizmi yndyror.

Avokadot

Avokadot janë të mira për yndyrë, sepse yndyra e tyre është monosakarit, që ështe një lajm i mirë.