6 pozicione të jogës që sheshojnë barkun e fryrë (Foto)

Fryrja e barkut është një gjendje e sikletshme, që duket se ndodh pa arsye, por pas saj fshihen shumë të tilla. Mund të prekë këdo dhe mund të zgjasë për orë ose ditë me rradhe.

Lifestyle

24/02/2017 14:48

Nëse konsumoni ushqimet e gabuara, gjendja mund të përkeqësohet. Për të humbur këtë “peshë” artificiale të fituar nga asgjëja duhet të eleminoni nga dieta disa ushqime dhe praktimi i jogës për 10 deri në 15 minuta mund të ndihmojë gjithashtu me problemet e aparatit tretës. 6 ushtrime të kombinuara që gjithëkush mund t’i bëjë në shtëpi, pa asnjë pajisje shtesë do të shfryjnë zorrët, do të përmirësojnë qarkullimin e gjakut e funksionet e këtij aparati do të përmirësohen.

Nëse është e mundur, bëjini këto ushtrime disa orë pas vaktit tuaj të fundit për të shmangun ndonjë tronditje në stomak nëse konsumoni sërisht ushqim.