6 mënyrat për të humbur peshë më shpejt (Foto)

Të gjithë në një pikë të jetës sonë kemi provuar të fillojmë të ushtrojmë dhe të humbim peshë, mirëpo gjithmonë jemi dorëzuar.

Lifestyle

30/10/2015 11:03

Sidoqoftë, ushtrimet dhe ushqimet e gabuara janë armiku kryesor i mbipeshës tek njeriu.

Prandaj, lajmi.net e sjell për ju listën prej 6 mënyrave të cilat duhet ti përdorni për të humbur peshë më shumë.

Kjo është lista:

1) Ushtrimet intervale

Interval training

Edhe pse çdo formë e ushtrimeve është më mirë sesa të mos ushtrosh fare, studimet kanë zbuluar se ushtrimet me intervale janë më efektive për humbje të peshës sesa ushtrimet tjera.

Kjo do të thotë se ti më shumë do të humbësh peshë nëse vrapon shpejtë për 1 minutë e pastaj 2 minuta ecë, dhe duke e përsëritur këtë disa herë, sesa të vraposh me një ritëm të caktuar gjatë gjithë ushtrimeve tuaja.

2) Hani me rregull gjatë ditës

Eat regularly

Të vdesësh urie përmes dietave të ndryshme nuk është zgjidhja e duhur.

Është e vërtetë që dietat mund të kenë efekt por vetëm në një periudhë afat shkurtë pasi që në periudhën afat gjate ato do të ndikojnë që ju të humbni masën muskulore, do të ndikojnë që të ngadalësohet metabolizmi juaj etj.

Prandaj është esenciale që të hani rregullisht, kjo do të thotë se pas çdo ushqimi që e hani, hani edhe ushqime të shëndetshme.

Kjo do ta mbajë nivelin e insulinës stabil, do të parandaloj urinë dhe do të ju mbajë energjetik gjatë gjithë ditës.

3) Shmangni sheqerin

Avoid sugar

Sheqeri është armiku kryesor i njeriut, pasi që ai sjell mbipeshën, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Prandaj është e rëndësishme që sa më shumë të shmangni sheqerin, dhe nëse doni sheqer, atëherë merrne atë nga frutat, pasi që frutat përmbajnë vitamina, minerale, fibra dhe ujë.

4) Bëni gjumë të mjaftueshëm

Get enough sleep

Gjumi i pamjaftueshëm mund të rritë nivelet e hormonit kortizol i cili është përgjegjës për thyerjen e indeve të trupit, përfshirë muskujve.

Kjo do të thotë se gjumi i pa mjaftueshëm mund ta zvogëloj metabolizmin tuaj e që e sjell mbi peshën.

Gjithashtu, mungesa e gjumit e sjell lodhjen e cila e bën trupin të mendoj se ka nevojë të hajë, e kësisoj rritet dëshira për ushqim dhe fitohet mbi pesha.

Preferohet të flini gjumë 7-8 orë në ditë.

5) Ushtroni me pesha (tega)

Lift weights

Çdo njeri mund të përfitoj nga 3 sesione të shkurta në javë me ngritje të peshave.

Kjo pasi që çdo formë e ushtrimeve e rritë madhësinë e muskujve në trup.

Kjo ndikon që të rritet numri i kalorive të cilat i djegim çdo ditë dhe kësisoj është shumë e mirë për humbjen e peshës.

6) Shmangni pijet dietike

Avoid diet drinks

Është e vërtetë që pijet dietike kanë më pak sheqer, mirëpo sheqeret artificial të cilat i përdorin ata bëjnë që ju të ndiheni më të uritur dhe të priheni që të hani më shumë.

Pos kësaj, pijet me shije të ëmbël ndikojnë në lirimin e insulinës e cila e zvogëlon djegien e yndyrës.

Gjithmonë pini atë që trupi juaj është dizajnuar për ta pirë, ujin! /Lajmi.net