6 mënyra për ta luftuar inflamacionin

Kanceri, sëmundjet e zemrës, diabeti – të gjitha janë të lidhura me këtë problem të fshehur.

Lifestyle

26/12/2014 17:55

Nëse inflamacioni renditet poshtë në listën tuaj të shqetësimeve shëndetësore, mund të jetë koha që ai të renditet në krye të listës. Arsyeja: Inflamacioni, apo përgjigja e trupit tuaj ndaj lëndimit apo infeksionit, ka qenë e lidhur ngushtë me artritin, sëmundjet e zemrës, diabetin, madje edhe kancerin.

Pra, çfarë mund të bëni për ta luftuar atë? Këtu i keni pesë mënyra se si ta luftoni inflamacionin:

1. Mbushe pjatën me fruta dhe perime
Frutat dhe perimet kanë substanca anti-inflamatore, apo kimikate bimore me bazë duke përfshirë antioksidantë, që janë gjetur se ulin rrezikun për sëmundje. Një pjatë dredhëza, për shembull, ofron 150% të vlerës suaj të përditshme të vitaminës C – një stimulues i qelizave të bardha që luftojnë sëmundjet e gjakut.

2. Evitojeni sheqerin
Sheqeri shkatërron rregullatorët e stresit, dhe kështu edhe aftësinë tuaj për të përballuar stresin me kalimin e kohës, thotë Yuri Elkaim. Pse ka rëndësi evitimi i sheqerit? “Kur ne jemi të stresuar, nivelet e kortizolit të trupit tonë rriten, dhe kortizoli është njëri nga ata shumë hormon që ndihmojnë rregullimin e inflamacionit në trup, thotë Dr.Nerurkar, transmeton Lajmi.net.

3. Pilulat
Aspirina është një anti-inflamator dhe duke e marrë atë çdo ditë mund t’i mbajë trombocitet e gjakut nga çrregullimi dhe koagulimi, thotë Nick Kardaras. Ka një përfitim tjetër nga përdorimi i ilaçeve që e ulin kolesterolin: Ato mund ta reduktojnë inflamacionin, gjithashtu rrezikun nga ndonjë sëmundje kardiovaskulare.

4. Meditimi
Po, është e vërtetë, meditimi mund të ju vë në situata të stresuara. Por hulumtuesit kanë gjetur se stresi kronik është i lidhur me ndryshimet në sistemin imunitar. Hulumtuesit sugjerojnë se të jesh 10 deri në 15 minuta në ditë i qetë, reflektiv, apo meditues do të ju bëjë mirë. Nëse meditimi nuk është ajo që e pëlqeni, ecja dhe joga mund të jetë njëjtë efektive, transmeton Lajmi.net.

5. Gjumi
Mungesa e gjumit çon në çdo gjë, që nga fitimi i peshës, sëmundje kardiovaskulare dhe gjithashtu inflamacion. Edhe pse është ende një fushë në rritje e hulumtimit, studimet paraprake kanë treguar se ka një lidhje në mes mungesës së gjumit dhe inflamacionit. Gjumi është shumë i rëndësishëm që të bëhet siç duhet, që të keni një shëndet sa më të mirë.