6 kohët kur duhet definitivisht të bëni seks

Shanset janë që ju nuk keni nevojë për arsyetime që të bëni seks, por duket se disa momente të caktuara mund të jenë ndoshta edhe më të mira se të tjerat për të bërë seks.

Lifestyle

02/01/2015 19:54

Këto janë kohët më të mira që duhet të bëni seks:

Para një prezantimi të madh
Hulumtimet tregojnë se seksi qetëson nervat, ulë presionin e gjakut dhe zvogëlon stresin. Një studim madje ka gjetur se njerëzit të cilët kishin bërë seks para një fjalimi publik ishin më pak të stresuar.

Në mëngjes
Seriozisht, trupi juaj është bërë për seks në mëngjes. “Jo vetëm testosteroni dhe nivelet e energjisë janë më të larta në mëngjes, por rritja në nivelet e oksitocinës ju mbanë juve dhe partnerin tuaj të lidhur gjatë gjithë ditës, ndërsa endorfina rritë disponimin tuaj”, thotë ekspertja e seksit Jessica O’Reilly, transmeton Lajmi.net. Në të vërtetë kjo nuk është një mënyrë e keqe për ta filluar ditën, hëh?

Gjatë sezonit të ftohjeve
Mund të duket e çuditshme, por studimet tregojnë se të bësh seks në fakt mund të rritësh sistemin imunitar. Kështu, ju ndoshta nuk dëshironi që t’i hidheni njëri-tjetrit kur eshtrat tuaj janë duke vuajtur nga gripi, por, kjo është një mënyrë që të përgatiteni për sezonin e gripeve.

Dita e 14-të në ciklin tuaj
Një studim i fundit ka gjetur se gjatë dy javëve në ciklin tuaj, klitorisi juaj rritet rreth 20% më shumë. Që do të thotë se orgazma juaj mund të vijë më lehtë në këtë ditë të veçantë. Kjo është rreth kohës kur ndodh ovulacioni, kështu që ka kuptim që trupi juaj të ketë mall për më shumë aksion atë ditë, transmeton Lajmi.net.

Pas një dite të keqe
Dëshironi që ta largoni stresin e një dite të keqe në punë? Seksi mund të jetë zgjidhja më e shëndoshë se sa birrat apo ilaçet. “Studimet tregojnë se seksi dhe format e tjera të ndikimit fizik – madje edhe duke mbajtur vetëm duart – në mënyrë të konsiderueshme përmirëson disponimin tuaj dhe ulë nivelet e stresit”, thotë O’Reilly. Plus, duke punuar jashtë atij tensioni dhe frustrimi në shtrat mund të ju bëjë më të pasionuar dhe më të entuziazmuar.

Kur posa keni bërë diçka të frikshme
Njëra prej kohëve më të mira për të bërë seks është menjëherë pas një përvoje të frikshme, qoftë edhe pas shikimit të ndonjë filmi të frikshëm. “Kur adrenalina juaj është duke u pompuar, trupi juaj tashmë është në gjendje të zgjuar dhe përgjigja seksuale është më e rritur”, thotë O’Reilly. Një studim i publikuar në Arkivat e Sjelljes Seksuale konfirmon se tërheqja dhe dëshira janë të rritura pas një përvoje të një adrenaline të rritur.