6 këshilla që të dini se çka doni të studioni

Të dini mesiguri se çka doni të studioni është shumë e vështirë, edhe më shumë kur ju nuk e dini se çka në realitet ju pëlqeni. Nëse dëshiron të jesh i sigurte nëse ke vendosur drejtë dhe mirë, merri për bazë këto këshilla.

Fun

10/06/2018 11:04

 Zgjedhja e një karriere është një moment tensioni për shumë të ri. Frika se do e marrësh një vendim të gabuar si dhe impakti i kësaj për të ardhmen, janë vetëm nga disa prej brengave më të zakonshme transmeton Gazeta Express.

Për këtë merri parasysh këto 6 këshilla, që të dish me siguri nëse ke zgjedhur karrierën e duhur.

1) Vendos më herët

Nëse do të dish se çka do të studiosh mos e lejo që të të kaloj koha, nuk do të bëhet më e thjeshtë dhe nuk do të vijë ky vendim vet. Vizito universitete, merr pjesë në debate të ndryshme, bisedo me njerëz që mund të orientojnë mirë, bisedo me studentë dhe profesionist të degëve që ty mund të interesojnë.

2) Zgjedh diçka që ti do të bësh, jo se çka do të studiosh

Kur kemi qenë fëmijë të gjithë e kemi ditur se çka do të bëhemi kur do të rritemi, por gjatë rrugës ne e harrojmë këtë. Harroje për një moment se çka do të studiosh, dhe mendo se çfarë tipi të punës e imagjinon vetën duke e bërë. Kur do të dish se çka do të bësh, pra të punosh, atëherë është më lehtë të vendosësh çfarë karriere do të zgjedhësh.

3) Rroga nuk është e rëndësishme

Nëse e di se ke zgjedhur një punë të caktuar duhet të dish nëse do të ishit të gatshëm të pranoni një rrogë të vogël. Nëse paraja është motivi yt kryesor atëherë është shumë e mundshme që nuk do e pëlqesh këtë profesion kur të jesh duke punuar, dhe do të jesh e zhgënjyer me këtë përzgjedhje tënden.

4) Është vendimi yt

Mos e lejo askënd që të marrë vendim për ty. Mund të marrësh mendimin e prindërve të tu, shoqërisë tënde, por vendimin përfundimtar duhet të e marrësh ti.

Kjo nuk është e shëndetshme dhe nuk do të bëjë të lumtur atë se çka ti do të bësh. Mos e lejo vetën të të blejnë. Koncentrohu në vetën dhe në atë që ti do.

5) Ankthi që të filloni menjëherë studimet

Entuziazmi dhe motivimi janë shenja të mira. Nëse mezi pret të fillosh universitetin si dhe të fillosh të studiosh atëherë kjo ndodhë sepse je më të vërtete e lumtur me zgjedhjen tënde.

6) Mos prit që të fillojnë ligjëratat

Nëse e ke pasion atë që do të studiosh, dhe do të dish gjithçka për këtë lëmi, atëhere nuk duhet të presësh ditën kur do të fillosh studimet. Fillo çdo ditë të studiosh nga pak, nëse të pëlqen fotografia, bëj fotografi etj.