6 gjërat që nuk duhet t’i publikoni kurrë në rrjetet sociale

Facebook-u dhe rrjetet e tjera sociale janë shndërruar tashmë në hapësira të mirëfillta komunikimi ku njerëzit ndajnë jo vetëm pikëpamjet dhe idetë e tyre por dhe copëza nga jeta e përditshmëria e tyre.

Fun

16/05/2017 23:45

(Ketyre të fundit nuk mund t’u themi më copëza, sepse të gjithë e kanë nga një mik virtual që poston çdo moment të ditës në facebook, instagram apo snapchat). Mund të publikoni çfarë të dëshironi, por vetëm jo7 gjërat e mëposhtme, të paktën kështu thonë ekspertët e kibernetikës

1. Patentën e shoferit
Patenta juaj përmban datën e lindjes, foto dhe gjithëfarë informacioni tjeter i vlefshem për “hajdutët e identitetit”

2. Planet tuaja të pushimeve
Mos shkruani asgjë në internet kur do të largoheni dhe sa kohë do të zgjasë udhëtimi. Ky informacion është si minierë ari për keqbërësit.

3.Faqet e brendshme te pasaportës
Kodet dy-dimensionale dhe kodet QR mund të mbajnë shumë informata dhe kodet e printuara mund të lejojnë që dikush të zbulojë më shumë rreth jush, planet e udhëtimit tuaj të ardhshëm etj.

4. Si ndiheni me të vërtetë për shefin tuaj ! mendimet për koleget e jo vetem bëni mirë t’i ndani në një bisedë private mes miqsh të vërtete sesa në murin e facbook-ut.

5. Gjërat për fëmijët tuaj
Çdo prind vendos vetë nëse dëshiron të postojë foto të fëmijëve, por sigurohuni që në facebboj most ë ndani të dhëna të rëndësishme si adresa e shkollës, momentet kur ai është vetëm etj.

6. Çdo gjë tjetër për të cilën mund të pendoheni
Shmangni postimet kur jeni të dehur, kur sapo jeni ndarë nga partneri apo gjëra të ngjashme. /Lajmi.net/