6 gjërat që duhet të diskutoni me çdo kusht para martese

Kur je më shumë se i përfshirë në një marrëdhënie, partneri të ngjan si një krijesë ideale që Zoti donte ta sillte në jetën tënde.

Lifestyle

13/09/2017 21:59

Ok, kjo është shumë e bukur dhe romantike, por nëse keni filluar ta mendoni seriozisht për ta çuar lidhjen në një tjetër nivel, merruni pak me arsyetimin. Para se të vendosni të martoheni,, duhet patjetër të diskutoni disa nga çështjet kyçe që do të shënjojnë më pas, jetën tuaj familjare. Bëjeni tani ose heshtni përgjithnjë!

Hobit dhe hapsira e secilit prej jush

Përgjegjësitë e familjes dhe vlerat e saj kërkojnë shumë përkushtim dhe sigurisht fillimisht mund të duken për të frikshme për të dy. Aq më tepër nëse jeni tipa që nuk hiqni dorë lehtë nga hobet apo pasionet tuaja. Kjo pjesë duhet diskutuar me kujdes. Nëse gjithmonë keni qenë të interesuar në gjërat që i pëlqejnë partneres/it, kjo është një shenjë e mirë. Pas martese do t’ju afrojë edhe më shumë.

Prindër, fëmijë dhe kafshë shtëpiake

Sa fëmijë do dhe kur është koha e duhur për t’i patur ato? Do jetojmë me prindrit apo të ndarë? Qen, mace apo një papagall? Këto dhe të tjera si këto, nuk janë thjesht pyetje dhe duhen marrë seriozisht. Janë përcaktuese në vazhdimësinë tuaj si çift. Mendohuni mirë

Paratë

Kur je i dashuruar, shpenzimet janë gjëja e fundit për të cilat mendojmë. Çfarë është e imja është dhe e jotja” është motoja universale, por ndaloni pak .Mos e merrni me shumë vrull këtë pjesë! Bëni ca llogari, shpenzoni për gjëra që duhen vërtetë dhe ndihmojeni njëri-tjetrin gjithmonë në të mirë të familjes që do të krijoni. Me pak fjalë, ruani balancën.

Seksi

Edhe në çiftet më pasionantë ndodh që dëshirat seksuale dhe nevojat të jenë të ndryshme. Përpiquni të kuptoni se çfarë do njëri dhe tjetri. Janë pikërisht ato sekretet e vockla që bëjnë diferencën. Pastaj e keni në dorë vetë të vendosni për periudhat e netëve të çmendura dhe atyre të qeta.

Prioritetet dhe traditat

Ekspertët thonë se konflitet e para të vërteta përsa i përket zakoneve apo besimeve të secilit, fillojnë pasi vjen në jetë fëmija i parë. Të dy ju doni ta jepni fëmijës suaj nga kultura juaj, pasi e konsideroni më të vlefshmen. Por këto tradita apo vlera mund të bien ndesh me ato të partnerit/es, kështu që më e mira që mund të bëni është të mendoni një plan. Gjithnjë duke menduar për të ardhmen e bebushit.

E ardhmja

Si e shihni të ardhmen tuaj? Këtë pyetje duhet t’ja bëni shpesh partnerit. Kur mendoni për veten pas 10 apo 20 vitesh, e përfytyroni më të apo jo? Qëllimet e përbashkëta janë kryefjala e martesës së lumtur!/Anabel/