6 gjëra që mund të bëjë presidenti amerikan, për të cilat pak dimë!

Presidenti i SHBA-së nuk mund të deklarojë luftë, të bëjë ligje, apo të ulë çmimet e naftës, por ka gjëra që mund ti bëjë për të cilat nuk ka nevojë të marrë miratim nga askush.

Fun

23/04/2017 19:28

Shumica e këtyre gjërave janë të padëmshme, por disa mund të sjellin shkatërrim. Dhe më poshtë janë disa të listuara nga Business Insider.

Të dërgojë mesazh në telefonin e të gjithëve.

Pos lajmërimet emergjente në situata të cilat rrezikojnë jetën, dhe një alarm për zhdukjen e një fëmije në SHBA mund edhe të marrësh një mesazh nga presidenti.

Dy të parat mund të bllokohen, por mesazhet nga presidenti jo. Pra nëse Trump zgjedh, mund të dërgojë mesazh të gjithëve kurdo që ia ka qejfi.

Të lansojë një sulm nuklear.

Trump nuk mund të deklarojë luftë vet, pos mund të urdhërojë një sulm nuklear sa hap dhe mbyll sytë duke urdhëruar ministrin e mbrojtjes, dhe ky i fundit nuk mund ta refuzojë urdhrin.

Urdhërojë kërkimin e mjeteve elektronike.

Në vitin 2002, presidenti George W. Bush kishte autorizuar Departamentin e Sigurisë së Atdheut të hulumtonte gjithë mjetet elektronike brenda 160 kilometrave dhe këtë pa ndonjë dëftesë urdhëri.

Të porosisë pamjet e një spektakli televiziv apo filmi para datës së lansimit

Në vitin 2016, presidenti Obama kishte kërkuar episodet e reja të serialit “Game of Thrones” para se të dilte për publikun e gjerë.

Obama e kishte dërguar kërkesën tek krijuesit të cilët, normalisht, nuk e kishin refuzuar.

Tu marrë të drejtën e shkrimit të mesazheve punëtorëve të qeverisë.

Në tetor të vitit 2009, Obama kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit u ndalohej të punësuarve federalë të shkruanin mesazhe përderisa vozisnin.

Kjo ishte bërë për çështje sigurie.

Të deklarojë dhe zgjasë gjendjet emergjente.

Gjendjet emergjente mund të zgjasin me dekada nëse presidentët zgjedhin ti zgjasin.

Këto deklarime lejojnë presidentin të mobilizojë ndihmën mjekësore, të uzurpojë prona, ose të largojë apo marrë nga puna anëtarët e personeli ushtarak në çdo kohë.