6 gjëra brilante që nuk e keni ditur se telefoni juaj mund ti bëjë

Para se të filloni të postoni foto vetëm në Instagram, Facebook etj, ju së pari duhet të zbuloni se sa në të vërtetë është i mençur telefoni juaj.

Auto & Tek

06/11/2015 12:01

Dhe gjejeni se çfarë?

Ata quhen telefona të mençur për një arsyje.

Ju mund të bëni shumë gjëra brilante me telefonin tuaj, dhe veç kësaj, nuk është nevoja të jetë as modeli i fundit i telefonave të mençur.

Prandaj kapeni iPhone tuaj, apo Samsung-un tuaj, dhe shikojini këto 6 gjëra që ju nuk e keni pasur idenë që mund ti bëni në telefonin tuaj.

Kjo është lista të cilën lajmi.net e sjell për ju:

1) Bllokoni numrat të cilët nuk doni që të ju kontaktojnë

Nëse i keni rënë pishman që ja keni jap dikujt numrin tuaj dhe tani ai/ajo është duke ju thirr gjatë gjithë kohës, atëherë me telefonin tuaj të mençur ju mund ta ndaloni këtë.

Nëse keni Android, varet edhe çfarë lloji të telefonit keni, por në shumicën e celularëve ju mund të shtypni butonin dhe ta zgjedhni ‘block’.

Nëse kjo nuk funksionon, atëherë ju mund ta shkarkoni aplikacionin ‘Truecaller’ apo ‘Mr.Number’ dhe ata mund të ju ndihmojnë shumë lehtë.

Sidoqoftë, nëse keni iPhone, thjeshtë shkoni në listën e thirrjeve të fundit dhe prekne ‘I’ që është afër numrit dhe pastaj veç shtypeni ‘block this caller’.

Kaq e lehtë është!

2) Shpërndani këngë, foto, video vetëm me një prekje

15 things you didn't know your phone could do

Nëse jeni dembel të ja dërgoni dikujt detajet e një kontakti përmes mesazhit, apo dëshironi ta ndani këngën tuaj të preferuar me shokun apo shoqen tuaj të ngushtë, atëherë kjo është më e lehtë sesa që mund të imagjinonin.

Nëse keni Android, ju mund ta përdorni Android Beam.

Krejt çfarë ju duhet të bëni është ta aktivizoni NFC (Near Field Communication) që është tek Settings > More Settings (ose Settings > Connections on Samsung devices) dhe pastaj ta aktivizoni Android Beam.

3) Mbusheni baterinë e telefonit tuaj më shpejtë.

Nëse ju keni për të dalë së shpejti por bateria e telefonit tuaj është duke u harxhuar dhe ju nuk dëshironi të vonoheni, atëherë gjëja më e thjeshtë që duhet të bëni, është që të aktivizoni Airplane Mode, pasi që kjo e mbush baterinë e telefonit dy herë më shpejt sesa në gjendjen normale.

Airplane Mode gjendet edhe tek iPhone edhe tek telefonat Android.

4) Errësojeni ekranin tuaj

enhanced-10225-1428015251-26

Nuk ka gjë më të mërzitshme sesa kur dëshironi të flini por drita e telefonit tuaj është shumë e fortë dhe ua prish gjumin.

Prandaj, krejt çfarë duhet të bëni është të instaloni aplikacionin ‘Twilight’ nga Google Play store dhe gjithçka do jetë më mirë.

Ndryshe nga përdoruesit e Android, ata që kanë iPhone e kanë rrugën pak më të gjithë, por ja vlen.

Shkoni tek General > Accessibility > Zoom dhe aktivizoni Zoom.

Pastaj prekni Full Screen Zom dhe shtypeni Low Light Filter.

Pastaj kthehuni tek Accessibility dhe shkoni tek Accessibility Shortcut dhe prekeni Zoom.

Tani, kur ju e prekni tri herë butonin Home, telefoni juaj do të shndërrohet nga Low Light Mode në ndriçim normal.

5) Bëni që bateria të ju zgjatë më shumë

Nëse keni për të shkuar në një udhëtim të gjatë, por ju duhet ta mbani 4G apo 3G të aktivizuar pasi që jeni duke e pritur një mesazh me rëndësi, atëherë ju mund ta zgjatni jetën e baterisë suaj duke i ndjekur këta hapa: Bluetooth, GPS (Settings > Location >  ndryshojeni në Off dhe sinkronizimi për aplikacione (Settings >  ‘Accounts’ dhe zgjidhni aplikacionet të cilat dëshironi ti ndalni së sinkronizuari (Twitter, Facebook dhe Spotify harxhojnë më së shumti bateri)).

Pastaj kthehuni tek Settings >  Battery për të parë se cilët aplikacione janë duke harxhuar më së shumti dhe krejt çfarë duhet të bëni është të shtypni aplikacionin dhe të prekni ‘Force Stop.

6) Kontrollojeni kompjuterin tuaj përmes telefonit tuaj

Nëse jeni larg kompjuterit tuaj por gjithsesi duhet të ja dërgoni raportet shefit tuaj atëherë ju mund ta shkarkoni paisjen Chrome Remote Dekstop për shfletuesin Google Chrome dhe pastaj ta instaloni të njëjtin aplikacion edhe për telefonin tuaj Android, dhe ju e keni atë qasje gjatë gjithë kohës.

Sidoqoftë, sigurohuni që ta keni kompjuterin tuaj në ‘Never Sleep mode’ pasi që nuk mund të funksionoj. /Lajmi.net