6 gabimet që meshkujt i bëjnë gjatë puthjes, dhe që femrat i urrejnë

Meshkuj, është koha që të mësoni diçka të rëndësishme rreth puthjes – që do të ju ndihmojë shumë në takimet tuaja të ardhshme.

Lifestyle

19/09/2015 14:48

Këto janë 6 gabimet që meshkujt zakonisht i bëjnë gjatë puthjes, të cilat nuk duhet t’i bëni më:

1.Frymëmarrja e keqe
Sigurisht, askush nuk dëshiron një erë të keqe të gojës. Kështu, para se të dilni me të lani dhëmbët apo hani ndonjë çamçakëz që i jep gojës tuaj një erë të freskët.

2.Të puthësh shpejt
Femrave ju pëlqejnë meshkujt të cilët shkojnë ngadalë dhe të cilët janë më të ndjeshëm gjatë puthjes. Nëse po përdorni shumë forcë, ndoshta është koha që ta ngadalësoni atë, transmeton Lajmi.net.

3.Të përdorësh shumë gjuhën
Nëse gjatë puthjes e përdorni shumë gjuhën, parteri juaj nuk do ta pëlqejë atë sidomos në takimin e parë, dhe më pas gjërat nuk do të përfundojnë mirë. Mos e përdorni edhe aq!

4.Ta lagësh partnerin
Mundohuni ta evitoni pështymën e tepërt. Nëse qafa e partnerit tuaj apo fytyra është krejt e ‘lagur’ pas një puthje, ajo nuk do të jetë e lumtur.

5.Të mos kesh kontroll mbi dhëmbët
Nëse dhëmbët tuaj ‘godasin’ dhëmbët e saj, nuk do të jetë argëtuese. Sigurohuni që t’i mbani dhëmbët nën kontroll.

6.Sytë e hapur
Nëse i mbani sytë hapur përderisa e puthni atë, jeni duke e bërë gabim. (Lajmi.net)