6 gabime në filma që nuk ju kanë kaluar pa i vërejtur

Të gjithë i duam filmat! Mund të rrimë me orë të tëra para ekranit të televizorit dhe të mos lodhemi.

Fun

07/06/2017 09:49

Shpesh kur jemi shumë të vëmendshëm ndaj tyre, ne arrijmë të dallojmë edhe detaje të vogla të cilat konsiderohen si gabime. Tatuazhe të pikturuara gabim, sende të cilat shpesh mungojnë etj. zbuloni në këtë fotogaleri se në cilat filma kanë ndodhur.

Në fillim të fimit “Iron Man”, Tony Stark shfaqet me një këmishë të bardhë dhe disa sekonda më pas, e shohim atë të veshur me një këmishë të zezë.

Në skenën në lokal, tatuazhi i Vaneses shfaqet njëherë dhe më pas zhduket.

Në filmin “Harry Potter dhe guri filozofik” vëmë re se Harry ulet në krah në Ronit dhe më pas skenën tjetër e shohim atë midis Hermione dhe Percy. Me siguri është magji!

Në filmin “Titanik”, nishani i Rose shfaqet njëhëre në njërën faqe dhe njëherë në tjetrën.

Në skenën kur Flynn takon Rapunzel në momentin që është duke vdekur, ai na shfaqet në një skenë i lidhur me zinxhirë e në skenën tjetër pa to.

Nëse shihni me kujdes Deadpool, do të dalloni se në skenën e dytë i mungon diçka mbrapa shpinës së tij.