6 fakte befasuese që iu mundësojnë një martesë më të qëndrueshme

Të gjesh dhe ta mbash një dashuri gjatë gjithë jetës mund të jetë një gjë shumë e mrekullueshme. Pa marrë parasysh se sa të dashuruar mund të jeni, ta ruani një martesë nuk është e lehtë.

Lifestyle

20/12/2014 16:09

Dhe ndërsa mund ta dini që seksi, besimi dhe dhembshuria janë vendimtare për mbajtjen e pasionit gjallë, ndoshta nuk keni dëgjuar për disa gjetje dhe fakte të dëshmuara shkencëtarisht që e bëjnë martesën të zgjasë.

Këtu janë disa prej faktorëve që mund të ndikojnë në një martesë më të qëndrueshme dhe më të lumtur:

1. Të kesh një martesë më të lirë.

Ju mund të josheni për ta bekuar martesën tuaj me një martesë përrallore, por sipas hulumtimit nga Universiteti Emory, çiftet që kanë shpenzuar më pak për martesën e tyre kanë më shumë gjasa për të qëndruar gjithmonë së bashku. Në mesin e të intervistuarve femra, ato të cilat kishin thënë se martesa e tyre kishte kushtuar më shumë se 20,000 euro, ishin divorcuar 3,5 herë më shumë se ato të cilat kishin shpenzuar 2-3000 euro, transmeton Lajmi.net.

2. Njohja online.

Sipas një studimi të publikuar kohët e fundit në revistën National Academy of Science, çiftet të cilat ishin takuar online kishin një normë më të ulët të divorceve dhe kishin raportuar nivele më të larta të kënaqësisë martesore. Kjo është edhe një arsye tjetër që të kërkoni dashurinë nëpërmjet rrjeteve sociale!

3. Të mos jepesh shumë pas rrjeteve sociale kur të martoheni.

A është shkaktar Facebooku për rrugën tuaj drejt divorcit? Sipas një studimi gjatë këtij viti nga Universiteti i Bostonit, kjo mund të jetë e vërtetë. Hulumtuesit kishin përcaktuar se përdorimi i Facebookut dhe faqeve të tjera sociale ishte i lidhur me rritjen e pakënaqësisë martesore dhe me rritjen e normave të divorcit. Ata gjetën gjithashtu se, në mesin e përdoruesve të tepërt të rrjeteve sociale, 32% prej tyre kishin lënë kënaqësitë martesore për shkak të rrjeteve sociale, krahasuar me 16% prej atyre që nuk i përdornin rrjetet sociale.

4. Të shikoni filma së bashku.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Psikologjia dhe Konsultimi, çiftet të cilat rregullisht kishin shikuar filma së bashku kishin qëndruar gjithmonë bashkë. Kur hulumtuesit i pyetën çiftet për të shikuar filma së bashku dhe për të biseduar me njëri-tjetrin për 30 minuta për personazhet në filmat romantikë, ata gjithashtu panë se normat e divorcit kishin rënë përgjysmë, transmeton Lajmi.net. Kjo është për shkak që bisedat për filmat dhe personazhet në filma veprojnë si një mjedis mbrojtës për çiftet të cilat mendojnë dhe flasin në mënyrë kritike për marrëdhëniet e tyre.

5. Të përdorësh fjalën “ne” gjatë argumenteve.

“Unë” të dua “ty” është e mrekullueshme për tu thënë, por “ne” e duam “njëri-tjetrin” është më mirë. Sipas një studimi nga Universiteti i Kalifornisë, çiftet të cilat e përdorin fjalën “ne” gjatë konflikteve ishin në gjendje që më mirë t’i zgjedhin argumentet dhe kishin vuajtur më pak stres nga këto argumente, krahasuar me çiftet të cilat kishin përdorur fjalët si “unë” dhe “ti”. Studimi gjithashtu gjeti se të përdorësh përemrat individual është i lidhur me të pasurit e një martese të pakënaqur.

6. Të bësh gjëra që të dyve iu pëlqejnë.

Mund të mendoni se ndarja e kohës së lirë është më e rëndësishmja në botë. Sidoqoftë, gjetjet që ishin publikuar në revistën Martesa dhe Fmilja tregonin se të bësh aktivitete të cilat njëri partner fuqishëm nuk i pëlqen aktualisht e ulë lumturinë martesore. Kur çiftet ishin angazhuar në aktivitete që të dy partnerët i pëlqenin, si lumturia martesore ashtu edhe jetëgjatësia e saj ishin rritur. Hulumtuesit ranë në përfundim se është shumë e rëndësishme që të bëni aktivitete që të dy i pëlqeni shumë.