6 bakllava për Bajram

Më poshtë kemi përmbledhur 6 bakllava të ndryshme të cilat mund t'i përgatitni për Bajram.

Lifestyle

16/07/2015 16:01

Bakllava me fill
1

Perberesit:

5 kg pete per bakllava

700 gr arra te grimcuara

400 gr lajthi te grimcuara

400 gr biskota te bluara

200 gr griz

300 gr kokos

100 gr nisheste

30 gr kanelle

750 gr margarin

150-200 ml vaj

Per sherbetin:

3 kg sheqer

2 l uje

6 sheqer vanilje

3 limone(lengun)

Udhezimet:

Pergadisim perbersit duke  grire arrat,lajthite,fergojme grizen ne pak margarine te shkrire,biskotat nese nuk jane te bluara i bluajme dhe ne te shtojme kanellen,perziejme kokosin dhe nishestene.

Shkrojme 500 gr margarin dhe 100 ml vaj.

Secilen  pete te bakllavase se pari i sterpikim me kete perzierje vaji dhe margarine.

Kryesorja e pergaditjes se bakllavase  eshte tek renditja .

Petet pasi i  i sterpikim me yndyre,i qesim me maje gishtash nga perzierja e kokosit dhe nishestes(kjo sherben qe petet te mbesin me te shkrifta dhe te ndahen me lehte nga njera tjetra,dhe njeherit kokosi jep nje shije shume te kendshme).

Gjithashtu me maje gishtash shperndajme  grizen ne secilen pete .

Tanim na mbetet vetem mbushja me biskotat e bluara, arrat dhe lajthite.

Veme nga 4 pete njera mbi tjetren ,secilen te lyer me vaj dhe me perzierjen e nishestes me  kokos,dhe grizen e shperndare gjithashtu.

Ne fund te 4 peteve qesim me luge me luge nga biskotat e bluara,nga masa  e arrave dhe lajthive,qesim nga nje luge margarine te shkrire persiper mases se mbushjes  qe masa te kompaktesohet dhe te mos shperndahet gjate mbeshtjelljes.

Petet e mbeshtjlellura ne role i prejme me gjatesi 5-6 cm dhe rendisim ne taven per pjekje te lyer me vaj.(ose rolene e tere e qesim ne tepsi per se gjati dhe ne fund i presim pernjehere ne gjatesi 5-6 cm,rendsimi keshtu te gjitha petet e bera ne role dhe i presim pernjehere).

Proceduren e perserisim  derisa te na hargjohen petet dhe mbushja.

Pjekim ne temperature 180 gradeper 90 minuta.

Tanim pergadisim sherbetin.

Qesim sheqerin dhe ujin ne nje ene,perziejme derisa sheqeri te shkrihet,veme enen te vloj dhe ajo qe eshte me kryesorja tek bakllavaja eshte dendesia e sherbetit.

Pra per sherbetin duhet pasur kujdes qe pasi te vloj per 10-15 minuta,atehere e vertetojme dendesine ku e marim nje ene qelci dhe ne te pikim nje pike leng nga sherbeti dhe nese pika e lengut nuk shperdahet atehere sherbeti eshte i gatshem.

Pastaj i shtojme lengun e limonit dhe sheqer vaniljen,e perziejme mire dhe i qesim bakllavase se ftohte. GJITHSESI duhet te jete njera e ftohte dhe tjetra e nxehte,pra ne kete raste bakllavaja e ftohte dhe sherbeti i nxehte.

Bakllavan e leme te qendroj per 24 ore dhe pastaj e sherbejme.

Bakllava me çokollatë
Screenshot_8

Perberesit:

15 pete te gatshme per pite ose per bakllava

120 gr nutelle vetem pjesa e kafte

100-150 arra te bluara

250 gr margarin

200 gr cokollate per zierje

6 luge vaj

Sherbeti:

300 gr sheqer

300 ml uje
Udhezimet:

Se pari ziejme sherbetin dhe leme te ftohet.

Shkrijme margarinen por jo te vloje.

Marim nga tri pete,secilen e sterpikim  me margarin te shkrire.

Kur sterpikim peten e trete duhet pasur kujdes qe mos te fillojme nga filimi i petes por qe te mbetet se paku 3 cm pa yndyre.Kjo sherben qe kur te qesim nutellen per se gjati shtrijme nutellen me luge, te mos  rreshqasi.

Pastaj shperndajme arrat e bluara ose te grira imet dhe mbeshtjellim ne role.

Rolete e pergaditura i shtrijme ne tepsi te lyer me yndyre i prejme nga 4-5 cm gjatesi  dhe ne fund i lyejme persiper me margarinen e mbetur te shkrire.

Pjekim ne 180-200 grade derisa te marr ngjyre te kuqrremt.

Bakllavate e pjekura i nxjerrim nga tava, shpejt i kalojme neper sherbetin e ftohte dhe pasi i nxjerrim nga sherbeti i rendisim ne ndonje tabaka.

Kur rolete e bakllavase te jene ftohur i  i marim nje nga nje,i kalojme neper cokollate te shkrire me pak vaj,i rendisim pastaj prap nje tabaka te mbuluar me leter per pjekje.
Lihen te ftohen mire.

 Bakllava me kokos
Screenshot_9
Përbërësit:

500 gr miell

maje gishtash krip

1 veze

pak vaj

uje

margarin

Mbushja:

½ l qumesht

1 sheqer vanilje

5 luge griz

100 gr kokos

100 gr margarin

Sherbeti:

600 ml uje

600 gr sheqer

Udhezimet:

Qumeshtin e vlojme me sheqer vaniljne dhe grizen.Perziejme derisa te trashet,largojme nga zjarri dhe shtojme kokosin.Perziejme qe te bashkohen mire perbersit.

Brumin per petet e bejme ne menyre klasike ku ne ene me miellin shtojme nje veze,kripen,3-4 luge vaj dhe shtojme uje duke perzier vazhdimsiht  derisa te behet nje mase brumi me e trashe qe nuk ngjitet per duar,dmth ujin e shtojme gradualisht qe mos te teprohet pastaj.

Pasi kemi bere brumin per petet e leme te qendroj per 30 minuta.

Pastaj kete brum e nxjerrim ne tavolinen e punes te permillur  dhe nga i cili brum do te ndajme 30 toptha.

Secilin topth e rrumbullaksojme mire ,i mbulojme me lecke kuzhine dhe i leme edhe per 15 minuta.

Pasta secilin topth e hollojme ne madhesi te pjates  se madhe dhe i leme te thahen per pak.Me se miri eshte te thahen me shpejt me tharesen e flokve.

Gjithashtu eshte me mire qe te hollohen nga 5 pete,te thahen dhe te mbeshtillen, dhe pastaj te hollohen te tjerat.

Ne secilen pete te holluar, sterpikim me pak margarin te shkriredhe i terheqim skajet nga jasht mbrenda duke lene pak hapesire ne mes.

Ne  mesin e lene do te qesim nga nje luge nga kremi per mbushje dhe do te terheqim skajet duke i palosur mbi njera tjetren qe te katertat fletaza dhe duke i dhen keshtu nje forme te rrumbullaket.Bakllavate e pergaditura ne kete menyre i rendisim ne tepsi te lyer me vaj.

Bakllavate e pergaditura i lyejme persiper me 100 gr margarin te shkrire.

Pjekim per 45 minuta ne 180 grade.

Ne nderkohe ziejme sherbetin me ujin dhe sheqerin dhe pasi te piqet bakllavaja  e pervelojme me sherbetin e nxehte,bakllvaja e vaket sherbeti i nxehte.Ju befte mire.

Bakllava trëndafil
Screenshot_10

Perberesit:

1 pako pete per bakllava

150 gr margarin

50 ml vaj

500 gr arra

Sherbeti:

4 gota uje

5 gota sheqer

Udhezimet:

Se pari ziejme sherbetin.

Shkrijme margarinen dhe perziejm e me vajin.

Marim nje nga petet e bakllavase,sterpikim me tretesiren me vajin dhe margarinen dhe qesim persiper peten e dyte dhe gjithashtu sterpikim me yndyre,qesim dhe te treten dhe qesim nga   pak nga arrat te grira te shperndara ne krejt siperfaqen  e petes.

Mbeshtjellim ne forme roleje qe te  tri petet se bashku  dhe formojme keshtu nje role te madhe.

Rolene nga petet e bakllavase e prejme nga 2-3 cm trashesi dhe rendisim na tepsi te lyer me vaj  ne pozite horizontale.

Keshtu vazhdojme me petet dhe arrat duke bere role dhe duke i renditur ne tepsi e derisa te hargjohen petet dhe arrat.

Ne fund i qesim magarinen  e mbetur persiper  dhe pjekim ne 180 grade derisa te marrin ngjyre te kuqrremt.

Pas pjekjes pervelojme me sherbetin e zier per 10 minuta nga momenti i vlimit .Bakllavaja e ftohte dhe sherbeti i vale.

Ju befte mire.

Bakllava harmonikë
Screenshot_11

Perberesit:

800gr niseshte

4 veze

1 gote kos

1 gote vaj

1 gote sheqer

Miell

Rrush terun, arra te bluara

300 gr margarin

1 kg sheqer + sheqer vanilje

1l uje

1 limon

Udhezimet:

Tunden se pari vezet dhe pastaj shtohet sheqeri dhe perzihet derisa te shkrihet dhe pastaj shtohet vaji dhe kosi.

Pastaj shtohet miell gradualisht derisa te behet nje brume i trashe dhe mbulohet dhe lihet per nje ore te qendroje.

Pastaj miret dhe ne tavolinen e punes ndahen 40 toptha nga kjo mase.

Petet hollohen me niseshte.

Secili topth hollohet me anen e hollusit ne madhesi aq sa te jete e mundur pa u shperndare, dmth te mos shkyhet.

Pastaj mirret secila pete strerpiket me margarine te shkrire ose vaj dhe behen nga dy njera mbi tjetren.

Pastaj mirret nje hollus i holle ne trashesi te lapsit dhe vendoset tek mbushja me arra te bluara ose rrush terun ne skaje te petes dhe perskoj vendoset hollusi dhe behet ne forme roleje deri ne fund dhe shtypet pak me gishta qe mos te shperndahet.

Pastaj me dore terhiqet duke e rrudhosur derisa te del nga hollusi dhe pritet ne gjatesi deri 10 cm dhe renditen ne tepsi .

Pastaj lyhen edhe persiper me margarine dhe piqet ne furre te nxehte 180 grade per 40 minuta ose derisa te merr ngjyre te verdhe.

Pastaj i qitet sherbeti me i zier me 1 kg sheqer dhe 1 liter uje dhe 1 limon.

Sherbeti zihet per 15 minuta pasi te filloj vlimi dhe i qitet ne fund lengu i limonit dhe sheqer vanilje.

Bakllava mund te behet edhe me pete te gatshme e procedura eshte njesoj, sterpiken petet secila me vaj soe margarine dhe behen nga dy dhe mbeshtillen ne forme roleje si me pare.

 Bakllava
bakllava1

Përbërësit:

5 ve – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë

1 gotë vaj

1 gotë qumësht

1 lugë të mesme sheqer

1 maje thike kripë

Rreth 500 gr miell

Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara

200 – 300 gr. gjalpë

Shërbeti

2 kavanoza të mëdha me sheqër rreth 1.2 kg

2 kavanoza të mëdha me ujë

Udhëzimet:

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.

Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.

Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vesë).

Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste . Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku tëhollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë. Dy nga petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petet tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.

Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.

Shërbeti

Të vlohet uji rreth 30 minuta deri sa të trashet shërbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me shërbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për tu servuar. /kuzhinashqiptare