6 arsye pse njerëzit e ndjeshëm jetojnë më mirë

Cilësia e jetës zakonisht varet nga zgjidhjet që i bëjmë dhe si i kemi bërë ato. Njerëzit janë lindur me ndjenja dhe aftësi për të vendosur vetë për jetën e tyre.

Fun

19/04/2016 01:54

Ndërkohë që njerëzit logjik janë të njohur për të jetuar mirë për shkak se ata kanë ‘kontroll’ mbi jetën e tyre, disa fakte flasin se njerëzit e ndjeshëm bëjnë jetë më të mirë, përcjell lajmi.net

Njerëzit e ndjeshëm shpesh i lejojnë gjërat të lëvizin vetë dhe kjo ndoshta është formula për të hasur në lumturi.

Këtu janë disa nga faktet e arsyeshme përse njerëzit e ndjeshëm janë më afër një jete të lumtur:

1. Rritja e tyre është konstante

Duke qenë të ndjeshëm ata rriten vazhdimisht në mënyrë konstante duke qenë të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm ndaj ndjenjave, diçka që njerëzit logjik priren t’i anashkalojnë.

2. Mendojnë thellë

Njerëzit e ndjeshëm analizojnë gjërat ngushtë dhe marrin në konsideratë edhe atë çfarë ndjen zemra jo vetëm atë çfarë mendon mendja. Këtu hyn fakti se nga njerëzit e ndjeshëm askush nuk ngelet i lënduar (Së paku jo me vetëdijën e tyre).

3. Ata dinë t’i vlersojnë njerëzit

Njerëzit e ndjeshëm kanë aftësinë për t’i vlersuar të tjerët shpejt duke lexuar mendjen dhe zemrën e tyre, në mënyrë autentike në bazë të një instikti.

4. Ndërtojnë marrëdhënie të forta 

Në një lidhje mes 2 njerëzve që janë analitik është vështirë të mbahet një lidhje solide pa fërkime të vazhdueshme. Gjithçka ndryshon nëse njëri është më i ndjeshëm dhe qetson situaten, aq më mirë kur janë të lidhur dy përsona të tillë.

5. Janë shumë autokritik

Këta njerëz janë shumë autokritik dhe të prirur për të marrë fajin mbi vete shpesh. Ndihen më të fortë, ose vetëm bota mendon kështu.

6. Janë të hapur dhe vetëvetja

Njerëzit e ndjeshëm dhe emocional nuk mund të mbajnë shumë fshehtësi dhe si të tillë janë shumë të sinqert. Por shpesh në situatat ku disa njerëz ikin nga problemet, njerëzit e ndjeshëm zgjedhin të përballen me to dhe të dalin fitimtar./lajmi.net