550 minuta pa pranuar gol

Juventus është shkëputur në krye të tabelës në Serie A me tri pikë epërsi ndaj Romës, pas 14 xhirosh. Bianconerët janë në seri pozitive prej gjashtë fitoresh të njëpasnjëshme, e fundit të dielën jashtëzakonisht dramatike pasi ajo erdhi vetëm në minutat shtesë kur sulmuesi spanjoll Fernando Llorente realizoi për fitoren 1:0 kundër Udineses. Mirëpo, një…

Sport

02/12/2013 09:11

Juventus është shkëputur në krye të tabelës në Serie A me tri pikë epërsi ndaj Romës, pas 14 xhirosh.

Bianconerët janë në seri pozitive prej gjashtë fitoresh të njëpasnjëshme, e fundit të dielën jashtëzakonisht dramatike pasi ajo erdhi vetëm në minutat shtesë kur sulmuesi spanjoll Fernando Llorente realizoi për fitoren 1:0 kundër Udineses.

Mirëpo, një tjetër fakt interesant tregon se ku qëndron fuqia e skuadrës së trajnerit Antonio Conte. Prej, ‘territ’ që pësuan në Firencë ku u mposhtën 4:2 nga Fiorentina, Juventus nuk ka pranuar gol në gjashtë ndeshjet e radhës në Serie A.

Për më tepër, portieri Gianluigi Buffon – i cili ishte fantastik me pritjen e tij kundër Udineses – është i pamposhtur në 550 minuta lojë. Siguri se jo mahi.