53 milionë euro të “falura”, ministri Lekaj thërret konferencë për media

Pasi që dështoi të argumentonte dhënien shtesë të 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel Enka” që po ndërton autostradën për Shkup, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vendosur që nesër të del në konferencë për media.

Lajme

07/06/2018 18:55

Konferenca, sipas njoftimit, do të mbahet në orën 17:00.

“Tema e konferencës është, “Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për aneks kontratën me “Bechtel & Enka”-n, për përfundimin e projektit të autostradës R6, Prishtinë – Hani i Elezit””, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Me 53 milionët e Qeverisë të ndara për ‘Bechtel & Enka’ mund të hapeshin 500 vende pune!