53 mijë vetura “Tesla” tërhiqen nga tregu
Arsyeja thuhet të kenë qenë problemet me frena dore. Kompania tha se ky defekt i furnizuesit nuk mund të rrezikojë sigurinë e klientëve
Auto & Tek
Në tërë botën, 53 mijë automjete të prodhuesit e makinave elektrike Tesla në SHBA janë tërhequr nga tregu.
Arsyeja thuhet të kenë qenë problemet me frena dore. Kompania tha se ky defekt i furnizuesit nuk mund të rrezikojë sigurinë e klientëve, përcjell albinfo.ch.
Janë prekur Model S dhe Model X, të cilat ishin prodhuar në mes të shkurtit dhe tetorit 2016.
Deri tani nuk raportohet për aksidente. Frenat e dorës duhet të zëvendësohen për shkak të sigurisë, tha kompania.
Vitin e kaluar, Tesla kishte tërhequr në SHBA 2700 automjete të tipit Model X.