52 grekë ‘non grata’, Athina zyrtare: Shqipëria të sqarojë bazën e vendimit – Lajmi.net
52 grekë ‘non grata’, Athina zyrtare: Shqipëria të sqarojë bazën e vendimit
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 20:30, 9 November 2018
Pas shpalljes persona të padëshiruar në Shqipëri të 52 shtetasve grekë, ka reaguar Ministria e Jashtme e Greqisë.

Përmes një deklarate, Athina zyrtare thotë se pret që pala shqiptare të sqarojë mbi ç’baza janë shpallur “non grata” 52 shtetas grekë.

“Në një moment të tillë delikat, presim nga Shqipëria që të heqë dorë nga veprimet që rëndojnë marrëdhëniet dy palëshe. Presim me padurim të qartësohet baza e vendimit të autoriteteve shqiptare që deklaruan masivisht 52 qytetarë grekë të padëshirueshëm. Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e besimit, por edhe nga fqinjët tanë presim të njëjtën gjë”, thotë Ministria e Jashtme e Greqisë.

Autoritetet shqiptare shpallën sot persona të padëshirueshëm në Shqipëri 52 qytetarë grekë që morën pjesë në funeralin e Kostandino Kaçifas ditën e enjte. Shpallja “non grata” e tyre u bë për shkak të veprimtarive të organizuara në dëm të sovranitetit të vendit dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi. /tvklan.al/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO