500 herë Iniesta

Për Andres Iniestan, ndeshja ndaj Atletico Madridit do të jetë e veçantë. Jo vetëm rëndësia që ka kjo ndeshje për të dhe Barcelonën, që do të jetë jetë a vdekje në Ligën e Kampionëve, por mesfushori spanjoll do ta festojë një numër jubilar në karrierën e tij. Në fakt, kampioni i botës dhe Evropës me…

Sport

08/04/2014 13:00

Për Andres Iniestan, ndeshja ndaj Atletico Madridit do të jetë e veçantë. Jo vetëm rëndësia që ka kjo ndeshje për të dhe Barcelonën, që do të jetë jetë a vdekje në Ligën e Kampionëve, por mesfushori spanjoll do ta festojë një numër jubilar në karrierën e tij.

Në fakt, kampioni i botës dhe Evropës me Spanjën, të mërkurën mbrëma do ta arrijë shifrën e 500 ndeshjeve në fanellën e Barcelonës, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Championsit.

E si ‘dhuratë’ për këtë sezon, ai i ka tri dëshira. “Duam t’i fitojmë të tre trofetë”, ka thënë përfaqësuesi spanjoll për të përditshmen Mundo Deportivo.

Iniesta gjithashtu ka folur për dëshirën e tij për ta mposhtur ekipin ‘Los Colchoneros’ në Madrid dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, si dhe për ‘La Mansia’, akademinë e Barcelonës, e cila ishte kritikuar shumë në ditët e fundit.