5:0 pjesa e parë dhe ashtu u mbyll ndeshja, debutimi i “çuditshëm” i skuadrës shqiptare në Evropë – Lajmi.net
5:0 pjesa e parë dhe ashtu u mbyll ndeshja, debutimi i “çuditshëm” i skuadrës shqiptare në Evropë
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 18:53, 12 July 2018
Ishte menduar si skuadra që kishte shortin më të lehtë në Europa Ligë.

Por, doli të jetë e kundërta pasi që Luftëtari i Gjirokastrës është deklasuar më rezultat 5-0 nga Ventspils në Letoni

Luftëtari ishte paraparë që të jetë skuadra e vetme shqiptare që do të mund të kalonte rrethin e parë të kualifikimeve në Europa Ligë.

Por, ata kanë zhgënjyer në ndeshjen e tyre të parë si mysafirë i skuadrës letoneze.

Gjithçka shkoi keq për skuadrën gjirokastrite. Që në minutën e tetë të pjesës së parë vendasit kalojnë në epërsi më Akinyemi i cili shënon nga penalltia.

I njëjti lojtarë do të shënonte edhe tre gola brenda pjesës së parë, në minutën e 12, 24 dhe në minutën e 43.

Golin tjetër për Ventspils e shënoi Aiyegun Tosin, në minutën e 37 nga penalltia.

Gjirokastritët e patën posedimin e topit më shumë por përkundër që tentuan nuk arritën që të shënojnë asnjë gol për skuadrën e tyre.

Por gjitha këto aksione nuk pati gol.

Luftëtari e pret skuadrën Ventspils pas një javë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri dhe vështirë do ta këtë ta përmbys këtë avantazh të letonezëve.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO