“50 për qind e përdorimit të antibiotikëve, të panevojshëm”

Në botë në çdo 10 minuta përdoren 10 tonë antibiotikë, duke përfshire edhe Kosovën.

Lajme

25/09/2017 23:50

Ky konstatim doli nga konferenca ndërkombëtare me titullit “Infeksionet spitalore dhe rezistenca antimikrobike”.

Qëllimi i kësaj konference u tha se është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor dhe rezistenca antimikrobike përbëjnë një sfidë te rëndësishme shëndetësore publike në mbarë botën dhe paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë e pacientit.

Kështu u tha ndër të tjera në konferencën ndërkombëtare me titull “Infeksionet spitalore dhe rezistenca antimikrobike” e organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Piero Cristoforo Sardi, Ambasadori i Italisë në Kosovë tha se “Qëllimi ynë është që ta përmirësojmë cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe të promovojmë një bashkëpunim efektiv në fushën e kërkimeve shëndetësore. Në këtë kornizë do të doja që të përmendja edhe rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar nga Instituti Ndërkombëtar i Kosovës dhe Instituti Superior i Shëndetësisë në Itali, i cili synon që t`i mbështesë dhe përmirësojë kapacitetet operative të projektit tonë që të ndihmojmë projektin e Kosovës”.

Lul Raka, profesor universitar, tha se 50% të rasteve të përdorimit të antibiotikëve është i panevojshëm.

“Referuar hulumtimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse vazhdojmë t’i keqpërdorim antibiotikët, në vitin 2050 më shumë njerëz do të vdesin nga infeksionet me mikrobe rezistente sesa nga kanceri”, tha ai.

Në këtë konferencë u bë thirrje që të zvogëlohet shkalla e përdorimit të antibiotikëve si nga pacientët po ashtu edhe në rekomandimet e mjekëve./rtk/