50 nëna këndojnë me fëmijët e tyre me sindromën Down, kundër paragjykimeve!

50 nëna nga grupi Designer Genes të Facebookut, regjistruan një karaoke brenda një makine me fëmijët e tyre, disa prej të cilëve janë me sindromën Down.

Fun

26/03/2018 09:05

Të gjithë interpretuan në gjuhën Makaton, një lloj gjuhe shenjash të dizajnuara për të ndihmuar fëmijët me probleme të të mësuarit dhe që mund ta përdorin atë ndërkohë që edhe të flisnin, transmeton humanheyday.com

Qëllimi i videos është ndryshimi i përceptimit të shoqërisë ndaj këtij çrregullimi, pasi që në Mbretërinë e Bashkuar, 90% e fetuseve të diagnostifikuara abortohen.

”Unë dua që njerëzit të dinë se të kesh një fëmijë me sindromin Down nuk është e frikshme por është një aventurë e mrekullueshme, e mbushur me gëzim, dashuri dhe sfida”, thotë një nënë nga ky grup. /Lajmi.net/