50 milionë euro për blerjen e Turan

"Mundo Deportivo" krahason ofertën për Turanin me atë prej 5 milionë eurosh për yllin argjentinas, Javier Mascherano.

Sport

14/12/2017 09:10

Një klub kinez ofroi 50 milionë euro për blerjen e mesfushorit të Barcelonës, Arda Turan, një vit më parë.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” që krahason ofertën për Turanin me atë prej 5 milionë eurosh për yllin argjentinas, Javier Mascherano.

Në një formë të këshillës për Barcelonën që mos ta shesë Mascheranon për një shifër kaq të vogël, “Mundo Deportivo” ka kujtuar ofertën ndaj Turanit një vit më parë, njësoj nga Kina, përcjell “lajmi.net”.

Mascherano e Turan pritet të largohen nga Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/